Ish- ambasadori i OSBE, William G. Walker në ceremoninë e dekorimit nga Bashkia e Kavajës, për kontributin që ka dhënë në luftën e Kosovës më 1999, është shprehur se pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria janë dy vende të njëjta, sot historia i paraqet si dy realitete të ndara.
Edhe pse nuk e njeh mjaftueshëm historinë e rajonit të Ballkanit, ish ambasadorit i ka mjaftuar kryeministri i asaj kohe të Shqipërisë, Sali Beriasha, për ta njohur më mirë këtë realitet dhe për të bërë të mudnur bashkimin e shqiptarëve të Kosovës me Shqipërinë, përmes Rrugës së Kombit dhe hapjes së tunelit.Teksa ka rikthyer në memorien e tij, takimin e radhës dhe të fundit me Dr. Berishën, ish-ambasadori Walker, thotë se ftesa drejtuar atij për të qenë prezent në çeljen e Tunelit të Kalimashit, ishte mbreslënëse, pasi Berisha arriti të bashkonte njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës e Shqipërisë.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë përballë një ‘luftë të vërtetë’, siçe cilësoi ai, zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në të dy vendet, ndërsa nuk kishte sit a fshihte kënaqësinë për prezencën e tij pranë popollut të Kavajës, në një kohë kur Berisha kandidon në këtë zonë elektorale.
Jam gjithmonë i konfizuar pasi s’jam një studiues i historisë së rajonit tuaj, por e di që Kosova dhe Shqipëria janë i njëjti vend, por që sot janë me dy realitete të ndara.
Dua të flas pak për disa nga takimet e mia me Dr.Berishën. E lashë Kosovën shumë vite më parë dhe u ftova nga kryeministri i kohës Sali Berisha, që më dha medaljen të isha qytetar nderi i Shqipërisë. Në takimin tjetër e të fundit, Berisha do të bënte bashkë, njerëzit e mrekullueshëm të Kosovës e Shqipërisë.
Sërish memoria më tradhëton me datën por Berisha dhe bashkëshortja e tij më ftuan për të hapur një tunel për të folur për historinë e Shqipërisë e Kosovës. Ditën tjetër kryeministrin e Shqipërisë, që e pashë për herë të fundit dhe kishte hipur sipër një buldozeri e po thyente murin që ndate dy vendet tona.
Jam shumë i lumtur që Shqipëria e Kosova po kalojnë një periudhë bashkëpunimi. Kosova, në 9 shkurt dhe ju më 11 maj, jam i lumtur para se të nisë ‘lufta e vërtetë’, fushata zgjedhore. Jam shumë i lumtur të jem me popullin e Kavajës në një periudhë kur kandidon dr.Berisha.