Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale ku ka renditur denoncimet se kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ngq inceneratorët tek kufiri detar, shkruan Vasili në Facebook.
Deputeti i PL shprehet se këto janë të vëretetat e Metës që tronditën themelet e narkoshtetit dhe për pasojë çuan në rrëmbimin e tij, që është qartazi dhe prerazi përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të rrëmbyer të vërtetën dhe për ta mbyllur në bunkerin e narkomafies.Postimi i plotë:
Nga inceneratoret tek kufiri detar, të vërtetat e Metës, që tronditën themelet e narkoshtetin!
Rrëmbimi i Ilir Metës është qartazi dhe prerazi përpjekja e dështuar e narkoregjimit për të rrëmbyer të vërtetën dhe për ta mbyllur në bunkerin e narkomafies.
Rrëmbimi dhe izolimi i Metës është hakmarrje për tronditjen tektonike, që i shkaktoi narkoqeverisë zbulimi dhe denoncimi prej Presidentit Meta i megaaferës së inceneratorëve dhe i rrjetit oktapodik qeveritaro mafioz të saj.
I një megaafere të padëgjuar kurrë në një qind vjet, me shumë tentakula në paratë publike dhe të një grabitjeje qindra milionëshe të strukturuar shtetërore në kokën e të cilës është Rama dhe Veliaj.
Rrëmbimi i Metës është tërbimi i narkoregjimit për zbulimin e aferës antikombëtare dhe tradhëtisë së lartë me kufirin detar, të cilën Meta President nuk e lejoi dhe e denoncoi publikisht si një aferë miliardere që shet Shqipërinë për interesat mafioze të Ramës.
Rrëmbimi i Metës është mllefi malinj i narkoshtetit ndaj mbrojtjes së Kushtetutës që Presidenti Meta bëri për të mos lejuar narkotrafikantët qeveritarë që të legjitimonin betimin tek Lana të gjykatësve kushtetues.
Rrëmbimi i Metës është dëshpërimi i thellë i narkoqeverisë pas denoncimeve tronditëse te Presidentit Meta të krimeve elektorale, që mbanin vulën e Ramës dhe qeverisë.
Rrëmbimi i Metës është fytyra e vrerosur e narkoqeverisë pas demaskimit që Presidenti Neta i bëri drejtësisë me regji dhe kapjes mafioze të reformës në drejtësi dhe kthimit në Ramaformë të saj.
Rrëmbimi i Metës është vreri i narkoqeverise për dështimin e shkarkimit të tij si President dhe për diskreditimin ndërkombëtar për këtë shkarkim mafioz, të dështuar qoftë në Venecia dhe qoftë në Gjykatën Kushtetuese.
Rrëmbimi i Metës është mjerimi i narkoqeverisë për demaskimin që Presidenti Meta u ka bërë ndërkombëtarëve, klientë të Ramës, që kanē shitur autoritetin dhe emrin e shteteve që përfaqsonin në këmbim të parave të qelbura të Ramës duke idhënë mbështetje narkoqeverisjes së tij.
Këto të vërteta bubullojnë anë e mbanë botës dhe Shqipërisë dhe ato as nuk asgjësohen dhe as nuk zhduken e izolohen dot në asnjë mënyrë dhe nga asnjë drejtësi sepse janë tashmë pronë e publikut, popullit dhe medias.
Këto të vërteta kërkojnë që fajtorët tē përgjigjen dhe ata do të përgjigjen pa asnje diskutim herët a vonë.
Ndaj rrëmbimi i Metës është dhe do të jetë bumerangu më i rëndë vetvrasës i narkoqeverisë dhe Ramës vetë.
Ndëshkimi, që vjen prej të vërtetave të mëdha është ështê i pashmangshëm, ndërsa izolimi dhe rrëmbimi i Metës është provë qaramane e hallit të tmerrshëm , që ka kapluar narkoqeverine dhe narkokryeministrin në largim.