Inagurimi i Donald Trump si president i SHBA, Mediu në mesin e udhëheqësve që merr pjesë në ceremoni

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është në mesin e udhëheqësve botërore që merr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Pavarësisht temperaturave tejet të ulëta, Mediu shkruan se në Washington DC, ka atmosferë festive në Capitol.Gjatë qëndrimit në SHBA, Mediu thotë se e shtunë ishte një ditë intensive me pjesmarje në aktivitete festive, duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton.Takimet e tjera vijojnë me një darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott.Statsui

Washington DC: I ftuar për Cermoninë e Inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Atmosferë festive në Washington për iagurimin e Presidentit Trump edhe pse temperaturat janë të ulta dhe për këtë arsye u anullua ceremonia e madhe dhe u vemdos se që do zhvillohet në dy pjesë, në Godinën qëndrore të Kongresit ku do ketë një numër shumë të kufizuar dhe në Capital One Arena.

Dita e shtunë ishte një ditë intensive me pjesmarje në aktivitete të bukura festive, duke filluar me takimin për Heronjtë Amerikan dhe veteranët e luftës i ftuar nga AG Texas Ken Paxton. Në këtë takim foli kandidati për Sekretar i Mbrojtjes Pete Hegseth, nje nga ideologët e MAGA Steve Banon dhe Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton .

Në vazhdim me takime në Kongres, pritja në në Yacht Liberty dhe në darkë me komunitetin e Texas organizuar nga Guvernatori Greg Abott te cilin e takova bashkë me Miqtë e mi nga Dallas, Gino, Gëzim dhe Daki. Gjatë darkës u takova me Senatorin John Cornyn me të cilin prej vitesh jemi pjesë e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Kongresmenin më të ri Brandon Gill, Kongresmenët Pete Sessions, Rony Jackson dhe Kong Chip Roy, të cilët do jenë pjesë e forumit të sigurisë që organizoj në Kongres në 5shkurt si dhe Prokurorin e Përgjithshëm të TX Ken Paxton.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *