Nga Petrit Vasili
Zero rezultate për qytetarët, por përkundrazi një përkeqësim ekstrem e situatës në drejtësi pasi sot qe qe flasim plot 150 mije dosje janë te bllokuara.Reforma ne drejtësi kishte vetëm një qellim: drejtësi te vërtete, cilësore dhe te shpejte për qytetaret.Jashtë këtij qëllimi gjithçka do te ishte vetëm një riciklim i drejtësisë se shkuar ne nje forme te re edhe me te shëmtuar.Ndërsa kane kaluar plot nëntë vite reforma ne drejtësi ka rezultate katastrofike lidhur me qëllimin e vetëm te saj qe te realizonte një drejtësi me te mire dhe me te shpejte per qytetaret.
Plot 150 mije dosje të bllokuara!!
Treguesit flasin vete dhe sistemi është thuajse ne kolaps.
Te gjithë e kane shume te qarte se reforma ka dale nga shinat qofte ne planin ligjor te saj dhe qofte ne planin moral.
Kolapsi i sistemit është fakt dhe mbingarkesa shume e rende thuajse paralizuese e gjyqtareve dhe prokuroreve, zgjatja dëshpëruese e marrjes drejtësi dhe per rrjedhoje edhe cilësia tepër e ulet e dhënies vendimeve janë sot dimensionet thellësisht negative të nje drejtësie totalisht të dështuar.
Harta gjyqësore i dha goditjen përfundimtare aksesit ne drejtësi për qytetaret duke jua bere te pamundur atyre marrjen e drejtësisë.
Sot vëmendja ne drejtësi është përqendruar tek sasia dhe jo më te cilësia dhe ky është tregues shume kritik për gjendjen katastrofike te drejtësisë.
Por ramaformistët nuk flasin për këto, por bëjnë sikur nuk i shohin dhe sikur i harrojnë megjithëse ato janë zemra e procesit.
I vetmi tregues qe propagandojnë ramaformistet janë gjyqtaret e prokuroret e hequr nga vetingu dhe se sa prej tyre janë çuar për ndjekje penale, por te gjithë e panë qe vetingu ishte nje proces i turpshëm i selektivitetit politik me regji per te larguar ata qe nuk i pëlqenin rilindjes.
Sot po tentojnë te vënë arrna dhe mballoma një drejtësie te shqyer politikisht duke shtuar gjoja këshilltare ligjore etj sajesa rilindase gjithfarësh.
Reforma e 21-22 korrikut 2016 është asgjësuar dhe sot kemi një mostër rilindëse qe është sajuar me qindra zhele rilindëse qe i janë vene përsipër kësaj reforme.
Kapja, pandeshkueshmeria e korrupsionit te tmerrshëm te qeverise, grabitja e mijëra pronave dhe dhjetëra mijëra dosje te paprekura te qytetareve, këto janë ‘Sukseset e ndritura’ te drejtësisë se ‘re’.