ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Julian Hoxhaj, foli mbi artikullin e fortë të publikuar në median amerikane mbi aferat e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, Yuri Kim në Shqipëri dhe në aktivitetin e saj diplomatik nëpër botë.
Sipas gazetarit, ‘shkrimi ngre dyshime që jo vetëm qëndrojnë në aspektin mediatik të thëna këto nga njëri që e njeh çështjet e sigurisë në ShBA, por do duhet të shkojnë më tepër për tu hetuar
Hoxhaj u ndal edhe te aktiviteti i saj si ish-ambasadore në Tiranë, ku theksoi se ‘zonja Kim e përdori fuqinë e ambasadorit të ShBA në Shqipëri, gjatë gjithë kohës si një kamxhik ndaj opozitës’.
Hoxhaj: Shkrimi ngre dyshime që jo vetëm qëndrojnë në aspektin mediatik të thëna këto nga njëri që e njeh çështjet e sigurisë në ShBA, por do duhet të shkojnë më tepër për tu hetuar. Dyshime të forta si ndihmëssekretare e zotit Hill, por edhe me problematikat që lidhen me fushën e saj diplomatike në Shqipëri. Ato që thuhet në shkrim për Yuri Kim janë të vërteta, pavarësisht se fliten si thashetheme, por ato janë të dhëna që DASH i ka dhe zyrtarë atje i dinë, thënë në këtë moment ato marrin një vlerë shumë të rëndësishme për të parandaluar atë që vetë ka fokus politika e zotit Trump. Trump kërkon që ShBA të jetë i besueshëm me aleatët por që nuk ndërhyn në politikën e brendshme.Çfarë ka ndodhur me zonjën Kim dhe ajo që ka ndodhur në Shqipëri?
Që nga zjedhjet e fundit të 14 majit të 2023, kur ndodhi një nga rastet e paprecedenta, vetëm dy ditë para zgjedhjeve u arrestua një nga kandidatët dhe i fitoi zgjedhjet edhe në qeli, ku ishte një proces i montuar. Zonja Kim, tre ditë pas zgjedhjeve, shkoi dhe takoi prokurorët e SPAK dhe i inkurajoi për të luftuar korrupsionin por mesazhi ishte një falënderim për drejtësinë e zonjës Kim dhe fondacionit Soros, që arrestuan kandidatin e opozitës, me një proces tërësisht të montuar politikisht dhe juridikisht, me dëshmitarë të rremë dhe të gjitha provat e sajuara.
Zonja Kim e përdori fuqinë e ambasadorit të ShBA në Shqipëri, gjatë gjithë kohës si një kamxhik ndaj opozitës. Kim ka qënë personi kyç që ndikoi në përçarjen e demokratëve. Një nga ndërhyrjet më të paprecedenta elektorale, siç ishte thënia e famshme, që ‘demokratët të mos hanë bar’.