Dosja Rama-McGonigal do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot se dosja e korruptimit të McGonigal nga Ramës do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane brenda janarit.

Berisha tha se do të shfrytëzohet çdo hapësirë ligjore që dosja të dërgohet para institucioneve amerikane.

“Dosja McGonigal është dosje e pashlyeshme, e pafalshme.

Tani fillon kapitulli shqiptar për këtë dosje. Po!

SHBA bënë punën e tyre, e dënuan McGonigalin për shkelmimin mbi detyrën që ka bërë dhe korruptimin, tradhtinë që u ka bërë në kuptimin ligjor, taksapaguesve amerikane.

Por Edi Rama, i mbrojtur nga Skrapi i partisë, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I cili është 50 përqind fajtor njëlloj si ai që vuan sot dënimin.

Të gjitha modalitetet e një procesi gjyqësor në SHBA kundër tij, janë në shqyrtim dhe do ndërmerren në rast se ekziston hapësira më e vogël.

Përndryshe e garantoj se pas 11 majit, dosja e McGonigal do të jetë përparësi kryesorë dhe nuk ka forcë në botë që ta frenojë dot hetimin dhe ndëshkimin e saj.

Ajo është e hetuar, mjafton të merret dosja e gjykatës së SHBA dhe të vendoset mbi atë dosje, verdikti që i takon Edi Ramës.

Pra, siç e shihni, e ka shumë të zymtë, shumë të errët jo vetëm muajt, por edhe javët, edhe ditët sepse lidhjet e tij me krimin tani kanë marrë dhenë.

Sot ishte me Aleksis Soros, po foton e tij nuk e kishte publikuar, Aleksis po, Rama jo.

Megjithatë unë shfrytëzoj këtë rast t’i kërkoj publikisht Aleksis Soros të konsiderojë mbylljen e Fondacionit të Hapur në Tiranë për veprimtarinë e tij anti-opozitë dhe ta garantoj se një nga dekretet e para të Sali Berishës do jetë mbyllja e tij pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ka bërë shumë të këqija shqiptarëve, opozitës, por edhe vetë interesave të SHBA.

Kështu që me siguri do t’ia çojë edhe përfaqësuesi i tij këtu.

Por edhe përfaqësuesit të tij këtu i bëj thirrje të kërkojë mbylljen para zgjedhjeve se pas zgjedhjeve, ai nuk do mund të funksionojë.

I ka bërë shumë të këqija shqiptarëve në shumë aspekte, por me ndërhyrjet që ka bërë me sistemin monstruoz të drejtësisë që krijoi vetëm për Edi Ramën, ai faktikisht i ka lënë qytetarët pa drejtësi dhe ka krijuar një institucion politik, të cilit në disa aspekte edhe Enver Hoxha do ia kishte lakminë”, tha Berisha.

Dosja Rama-McGonigal do t’i dorëzohet drejtësisë amerikane

Deklaratat e Beqes në Gjykatë/ Xama: Mesazh

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko