Aktorja: SPAK asnjë hetim në 5 vite për Teatrin! Aty u tentua të vriteshin njerëz!

Aktorja Juli Emiri, njëkohësisht aktiviste e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tha se, në gati 5 vite nga prishja e Teatrit Kombëtar, SPAK nuk ka ndërmarrë ansjë hetim për personat që janë përfshirë në prishjen e godinës, ashtu sikurse tentativat për të marrë jetë njerëzish, sa kohë që në momentin e ndërhyrjes brenda ndërtesës ka pasur aktorë dhe qytetarë.

Duke folur në protestën e radhës të organizuar pranë Bashkisë së Tiranës, aktorja Emiri tha se jeta e njeriut prevalon mbi gjithçka tjetër, ndërsa kërkoi nga të gjithë që të flitet e të mos heshtet për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe aferave të tjera të Bashkisë së Tiranës dhe kreut të saj, Erion Veliaj.

“Si mund të ngrihet ky diskutim nëse ekziston apo e bën puën SPAK, kur ka një çështje të Teatrit Kombëtar 5 vite dhe SPAK s’ka bërë asnjë gjë, s’ka lëvizur as gishtin. Është bërë drejtësi me atë hiostori, është rast unikal që qeveria prish TK dhe përveç shkeljeve ligjore, trashëgimie, ka shkelur të drjetën e jetës që prevalon mbi të drejtat e tjera.

E drejta e jetës prevalon mbi çdo gjë, në Kushtetuetë e kudo. Në TK risjell me vetëdije se ësHtë tentuar të vriten njerëez, e SPAK s’ka marrë pas 5 viteh asnjë masë, e s’ka nisur asnjë hetim. Ka reaguar një botë e Evropë e tërë, s’mund të diskutohet nëse ka apo jo SPAK, sa kohë që aty janë tentuar të vriten njerëz. Duhet përmednur bashkë me incineratorët e aferat, të përmednen edhe TK, ku shkelen të drejtat e njeriut.

Janë kohëzgjatje e pafundkme e hetimeve, është mungesë drjetësie. Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar. Kur e kap me shkleje ti duhet të marrësh masë, e jo ta lësh në punë, të lëvizë i lirë, të udhëtojë jashtë vendit.

SPAK thotë paturpësisht që i hetoj dosjet veç e veç se kështu m’i kanë dhënë, absurditeti më i madh. Ato bashkohen kur bëhet fjalë për të njëjtën shkelje, e të njëjtët individë.

Kush të ka thënë ty SPAK-Dumani, që duhet të t’i sjellin njerëzit dosjet, veç e veç apo të bashkuar. SPAK duhet të hetojë vetë e jo t’i dërgojnë dosje të tjerët”, tha aktorja.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko