Veliaj më ka goditur drejtpërdrejtë”/ Ahmetaj: Mediet kanë marrë miliona euro nga inceneratorët

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është sulmuar nga televizioni Top Channel me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Gjatë intervistës për emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj ka shtuar se mediat janë të gjitha të kapura nga qeveria, disa me tendera, disa me plaçkitje dhe disa me kërcënime. Vazhdojmë te media. Njëra merr tender korrupsioni, njëra paguhet nga plaçkitësja, tjetri merr pronat shtetërore, tjetri kërcënohet… mirë mo, nja një fund kjo??? Unë ka këtu një pjesë të vendimit të inceneratorit të Tiranës, të hetimit. Nuk do merrem as me cilësinë, as me sipërfaqësinë, as me shkurtimin, as me heqjen, as me grisjen e urdhër-arresteve, nuk do merrem. 

Do merrem me verifikimin e asaj që kam thënë në shkurt të vitit 2023, që ka një strukturë gjysmë mafiozë politikë-incenerator-media. Top Channel është media. Këtu vërtetohen transaksionet midis pronarëve të TCH, ish-kryeredaktorit të TCH miliona euro. Nuk me besuan shqiptarët, sepse dilte TCH, nuk ka shkuar deri në fund, po nuk do Altin Dumani të shkojë deri në fund, kjo është dosje e SPAK. Pra, kjo ka vërtetuar se Top Channel, kreu i organizatës dhe Erion Veliaj dhe Belinda Balluku dhe inceneratorët kanë qenë të drejtpërdrejtë në goditjen ndaj meje. Të drejtpërdrejtë. Sot Top News dhe TCH janë televizione të qeverisë,” tha Ahmetaj.

Veliaj më ka goditur drejtpërdrejtë”/ Ahmetaj: Mediet kanë marrë miliona euro nga inceneratorët

Në burg shkon kush do kreu i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko