Jo rritje pensionesh, pot shtese fondesh/ Sa i kushton SPAK taksapaguesve shqiptare

A e dinit se një pjesë e Buxhetit të Shtetit për vitin 2025 i ka shkuar SPAK? Për institucionin që drejtohet nga Altin Dumani për këtë vit ka patur shtesa fondesh furnizuar nga taksat e popullit shqiptar.

Për SPAK, është miratuar një shtese e përllogaritur në vlerën e 2 MILIARD lekëve në total, për këtë vit 1 MILIARD Lekë shpenzime personeli +1 MILIARD Lekë investime për ndërtimin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

SPAK thotë se është një institucion i pavarur, por mbështetet tërësisht në Buxhetin e shtetit shqiptar por kjo shumë lëvrohet nga qeveria.

Pra me pak fjalë SPAK deklaron se është objektiv dhe i palëkundur në misionin e tij në luftën kundër korrupsionit madje edhe ndaj Ramës që e “mban me bukë”.

SHBA dha urdhër ekzekutiv për pezullimin e fondeve mbështetëse ndaj SPAK duke i prerë krahët dje, ndërsa reagimi i SPAK në një deklaratë kontraverse ishte se janë të pavarur dhe financohen nga Buxheti i Shtetit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *