Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, i ftuar në Ora News, tha se skandalet në Bashkinë e Tiranës janë shtuar aq shumë tashmë se mund të quhet edhe 35 D tashmë.
Ai shtoi se Veliaj ka tentuar që të prishë provat lidhur me denoncimin e Nesti Angonit dhe për këtë kërkoi nga drejtësia që të arrestohet pasi po prish provat
Alimehmeti: Protesta nisi me konceptin dhe pikën e 5D, por skandalet në bashkinë e Tiranës dhe përfshirja është aq e madhe se janë bërë 35 D. Kemi njerëz në arrest, kemi njerëz me detyrim paraqitje apo në hetim. E gjithë këto situatë në bashkinë e Tiranës me bashkëpunimin e Veliaj, nuk kanë pasur mundësi që t’i bëjnë gjërat pa dijeninë e Veliaj. Ky ka qenë vizoni i bashkisë së Tiranës. U fillua me incineratorin e Tiranës dhe u vazhdua me 5D-në.Duke qenë se janë të gjithë drejtorët në bashki dhe se janë vënë aty nga kryetari nuk ka se si të quhen ndryshe se grup i struktura kriminal. Nesti Angoni është problemi më i vogël. Nëse do të funksiononte drejtësia dhe Veliaj kërkon dëshmitarin që ka çuar dosjen, ai po tenton që të prishë provat. Prandaj drejtësia duhet ta arrestonte Erion Veliajn.