Nga Ndricim Kulla
Është diskutuar shumë nëpër media mbi urdhrat ekzekutivë që po nxjerr Trump dhe veçanërisht ndikimin e tyre në raportet me vendet e tjera, qofshin këto aleate ose jo. Shumica e mediave këtu tek ne përpiqen ta relativizojnë ndikimin, sidomos për urdhrat e ndalimit për 90 ditë të çdo financimi jashtë USA për shumë nga agjencitë dhe projektet e administratës amerikane. Në një plan më të gjerë e gjitha kjo është dhe duhet të kuptohet si një lëvizje e qëllimshme dhe pjesë e një platforme të caktuar, e asaj platforme MAGA, që Trumpin e mbështeti për ta sjellë në pushtet. Që në fillim duhet të sqarojmë se në premtimet elektorale kryesore të tij, përfshihet edhe një lëvizje e tillë, që në një analizë të thellë të mendimtarëve konservatorë, synon në çrrënjosjen e ndikimit të thellë të wokizmit në të gjithë sistem – vend amerikan dhe të deep state të krijuar prej tij. Ky në thelb është edhe etiketimi që ata i vendosin sloganit të tyre, duke e konsideruar të papajtueshëm në vlera, parime dhe ideologji me idenë dhe strategjinë që ata mbështetësin për qeverisjen e re amerikane. Kjo ishte arsyeja e gjithë pranuar në mes radhëve konservatore edhe përpara zgjedhjeve, që ne dikur e paraqisnim me termin se ekzistojnë “dy Amerika”, pikërisht për faktin se mënyra, logjika dhe mjetet, që po duken fare qartë në sjelljen e Trump që në ditët e para, të qasjes dhe ndikimit të Amerikës në shumë çështje të brendshme dhe të jashtme, janë pasojë e parimeve të lëvizjes MAGA që në thelb është anti-wokizmi. Ky antagonizëm i thellë e rrënjësor në shumë fusha midis wokizmit të ideuar dhe praktikuar nga Soros në administratën Biden dhe anti-wokizmit determinant të administratës Trump, duhet të shërbejë si vija ndarëse midis një Amerike që qe dhe asaj Amerike që do të jete tash e tutje.
Kuptimi i thellë i platformës anti-woke, si rrënja e premtimeve që Trump u bëri dhe po u mban amerikanëve që në ditët e para të pushtetit, është çelësi i kuptimit të qasjes që kjo administratë do të ketë edhe në raportet me qeveritë e tjera apo me sjelljet në nivel gjeopolitik. Duke qenë se kemi të bëjmë me një ndryshim paradigme në shumë fusha të jetës sociale, ekomomike dhe politike, do të na duhet të kuptojmë edhe pikat kryesore ku ajo mbështetet dhe çfarë synon. Në këtë kuptim edhe ngrirja e fondeve për 90 ditë, nuk mund të konsiderohet thjesht rutinë apo normale, përkundrazi, gjithçka është bërë dhe shpenzuar do të shihet përtej të gjithave nën dritën e anti- wokizmit, me parimin kryesor të përdorimit apo jo të drejtësisë si një armë në luftën politike. Ndaj, si një detyrë e parë e lëvizjes anti- wokë edhe në Shqipëri në fushën e drejtësisë, është analizimi në dekadën e fundit e aktivitetit, projekteve dhe kauzave që kanë mbështetur, i gjithë ai rrjet merimangash ojf sorosiane jo vetëm në drejtësi por edhe në shumë fusha të jetës sonë sociale. Një gjë e tillë sot në Amerikë po ndodh duke u nisur parësisht nga dy kahe: nga njëra anë analizimi i veprimtarisë së tyre në qasjen e jashtme pro globalizmit apo pro patriotizmit dhe së dyti, në qasjen e brendshme pro lëvizjes DEI ( diversitet, barazi dhe gjithpërfshirje) apo kundër saj, që vendos si parim bazë meritën.
Nëse do i zbërthejmë këto dy qasje me realitetin tonë atëherë lëvizja do të qe jo vetëm shumë konkrete, por do të nxirrte në pah shumë dëme dhe çibanë të huaj që i ishin rritur artificialisht trupit dhe indit tonë shoqëror. P.sh, si një shembull praktik i kuptimit të ndikimit të lëvizjes DEI në Shqipëri është prioriteti i pavend në krahasim me shumë kauza të tjera që lëvizjes lgbt e kështu me radhë, i është dhënë gjatë gjithë kësaj dekade kudo, në media dhe emisione televizive, në ligje e dekrete nga më të papërshtatshmit me strukturën tonë historike këtij fenomeni, gjoja në emër të emancipimit dhe progresizmit. Jo çdo gjë e re dhe moderne është progresive, emancipuese, kur bie ndesh me vlera morale shumëshekullore. Nëse kjo në pamje të parë mund të duket si një punë ojf dhe projektesh për shtresat e margjinalizuara, në thelb është pjesë e një agjende të mirëmenduar, që ka arritur deri aty sa të futet edhe në rrafshin ekonomik e social, njëlloj si në USA, ku kjo qasje ndikonte direkt edhe në politikat e ndihmave social- shëndetësore shtetërore dhe në politikat e punësimit, shtetëror dhe privat. Ushtarucët tanë servilë dhe jo patriotë, burracakë në zellin e tyre të pashfrenuar kanë arritur që edhe në këtë Shqipërinë tonë të varfër e të vogël, të përdorin nën zë apo jo nën zë të njëjtën qasje. Me siguri të plotë e them që në administratën shqiptare ku mbizotërojnë emërimet e korruptuara dhe nepotike, mënyra më e lehtë për tu punësuar ishte të tregoje një dokument që bëje pjese në një nga germat e organizatës lgbt dhe aspak në bazë të meritës dhe vlerave. Skandaloze dhe përçudnim i vlerave themelore shqiptare.
Po shembulli më transparent i zbatimit të agjendës woke të DEI është mënyra se si Bashkia e Tiranës vendoste kriteret për pikësimin që ajo përdorte në shpërndarjen e banesave sociale. Nëse ishe pjesë e komunitetit lgbt merrje me shumë pikë, në një kohë kur barazia përpara ligjit është një kriter universal botëror, pavarësisht se woke e ka kthyer në drejtësi dhe parim të drejtësisë. Por diçka që përtej se jo e drejtë, është edhe fyese për vlerat tona kombëtare, gjendet në një kriter të palogjikë pikësimi, që i ul pikë një çiftit, i cili ka në ngarkim pleqtë e tij. A ka më turp kombëtar të përdhosësh një vlerë që na ka dalluar në shekuj ne shqiptarët, kur edhe nga kurbeti më i largët, si lejlekët kthehemi për të pushuar së fundmi te streha atërore apo kur respekti ndaj prindërve, sa hyjnor aq edhe biblik, na ka vulosur qenien tonë në shekuj. Këto ishin vetëm disa shembuj për te kuptuar se edhe në Shqipëri wokizmi ka zënë rrënjë falë Rilindjes socialiste dhe përderisa nga platforma konservatore konsiderohet si një ideologji që është sëmundja më e madhe e kohës së sotme, ai duhet të trajtohet njëlloj si një kancer që duhet pastruar. Ndaj, nevojitet një kontroll kapilar, një qilizmë i thellë për të evidentuar dhe nxjerrë në pah gjithçka të dëmshme dhe pro – woke që administrata shqiptare në ligje, direktiva apo urdhra të brendshëm ka shpërndarë gjatë kësaj dekade, sidomos në fushën e edukimit dhe arsimimit, në raportet me punësimin në administratë dhe veçanërisht në lidhje me projektet dhe aktivitet që ajo ka promovuar në shkolla dhe në media më paratë publike. Paskëtaj duhet tu vijë radha parave jo publike të ojf të shumta që si kërpudha të helmëta woke kanë keq drejtuar mediat dhe shoqërinë kah prioriteteve të kësaj agjende, duke filluar nga emisionet dhe programet më të ndjekura si Big Brodher e kompani, ku një shpurë e tërë sorosiane analistësh dhe opinionistësh, në përkrahje të DEI, iu janë paraqitur Shqiptarëve si flamurtarë të së drejtës dhe progresizmit. Dhe së fundi, më kryesorja, duhet të fillojë shqyrtimi analitik i të gjitha kurrikulave arsimore për tu çrrënjosur çdo ndikim që kjo lëvizje ka pasur. Pra, evidentimi i shtrirjes së metastazave të kësaj lëvizje është vetëm fillimi. Paskëtaj, do të shpjegojmë mënyrat se si duhet shëruar dhe në një fazë paralele me këtë shërim, do të shpalosim edhe vlerat në të cilat ne qëndrojmë dhe mbrojmë, për të treguar dhe nënvizuar që kjo lëvizje nuk është vetëm anti-woke por edhe patriote dhe emancipuese.