Gazetarja Klodiana Lala e konsideron të paarsyeshme vonesën e SPAK në marrjen e një vendimi lidhur me hetimet që janë kryer ndaj Erion Veliajt dhe familjarëve të ti
Lala tha se veprimet e SPAK krijonin idenë se Veliaj ishte në “zgrip”, por tashmë SPAK nuk ka asnjë përfundim për këto hetime. Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj u janë drejtuar Gjykatës së Lartë dhe kundërshtojnë kontrollet e bizneseve të tyre, Arbër Veliaj edhe të banesës. Pretendojnë se provat që ka grumbulluar SPAK nga kqyrja e telefonave të konsiderohen të paligjshme. GJL duhet ta shqyrtojë në një kohë të shpejtë. SPAK nuk e ka zbatuar të plotë vendimin për Arbër Veliaj, pasi ishte urdhëruar sekuestrimi i telefonit, por ai ka qenë jashtë vendit.
Shqipëria është përpara fushatës zgjedhore, në rastin e Veliajt, SPAK duhet të marrë vendim përfundimtar, nëse do të ketë masë sigurie apo do të pushojë çështjen. Duket sikur kontrollet e befta, sigurisht që duke zgjatur në këtë mënyrë, ne mediave na lënë të drejtën të dyshojmë se diçka po ndodh. Pra SPAK duhet të pëfundojë hetimet dhe të dalë në konkluzion.