Pistat e hetimit/ Romario Brunga u gjet me një plumb në kokë

Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë këtë të enjte.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.Brunga kishte marrë një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur.Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij për të zbuluar nëse 25-vjeçari kishte pasur konflikte apo probleme me persona të tjerë.

Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por vetëm shtatë muaj më pas vendosi t’i jepte fund jetës me një të shtënë arme.

Pistat e hetimit/ Romario Brunga u gjet me një plumb në kokë

Analfabetizmi/ 47% e shqiptarëve mbi 15 vjeç

Pistat e hetimit/ Romario Brunga u gjet me një plumb në kokë

Mrekullia Dumani: Si të blesh pasuri pa

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko