Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Kryetari i PD gjatë një takimi me Federatën e Bashkuar ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së nesërme. ”Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë”, tha lideri i opozitës.

Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet dhe takimin në këtë tryezë të rëndësishme në prag të një proteste të fuqishme të thirrur së bashku nga opozita.

Ftoj me këtë rast çdo qytetar shqiptar që të tregojë veten nesër në protestë kundër këtij regjimi.

Të lërë çdo gjë dhe të bashkohet me opozitën dhe opozitarizmin.

Çdo komb i civilizuar, në qoftë se do gjendej përpara dëshmive tronditëse që u gjetën shqiptarët tashmë jo nga goja e opozitës, por nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, dëshmi të cilat nuk hodhën dot poshtë asnjë prej tyre, dsnjë prej tyre nuk u kundërshtua dot, do derdhej në rrugë dhe maksimumi për tre ditë do kishte larë duart me çdo regjim.

Kjo është e vërteta.

Në qoftë se zëvendësi i kryeministrit fakton me dokumente se ai ka falimentuar linjën ajrore me avionin e tij taksi me 20 milionë euro udhëtime, aq sa kemi thënë edhe ne, por ai i tregoi me bilance kontabël, të qarta, të kompanisë.

Se kur ulet me një shishe verë 33 mijë euro dhe pi 200 pensione brenda dy orësh.

Se kur ble një vazo 5 milionë euro në oborr për të qetësuar sytë e tij.

Kur ndërton vilën 57 metra themel të gjatë, duke pasur të deklaruar gjithsej 3800 euro e 400 mijë lekë.

Kur kompanitë që ndërtojnë pallatin e gruas marrin dhjetëra tendera më pas.

Kur baxhanaku merr dhjetëra, në mos qindra milionë euro, tendera dhe ia shet shtetit kompjuterët me dhjetëfishin e asaj që i blen në treg.

Kur i vëllai merr 38 mijë metër katrorë tokë edhe nga pronarët me firmën e vëllait të vet, asnjë komb i qytetëruar, as çerekun…

Për një çantë, Koreja e Jugut, një nga vendet më të zhvilluara të planetit dhe vend demokratik, dhe është sot absolutisht një nga vendet më të zhvilluara, u trondit në elektroshok se Zonja e Parë doli me çantë Dior disa mijëra euro.

Kurse ky deklaron si pa gjë të keq se biletën 28 mijë euro ma blenë të tjerat. Që detoksin i paguajnë të tjerët 10 mijë euro.

Prokurori që i merr kriminelit 2 kostume është lule me këtë që i merr biznesmenin 10 çartera për t’i dhënë lejen e ndërtimit.

Prandaj dhe nesër është dita e qytetarëve. Nesër duhet të flasin qytetarët me praninë e tyre, me forcën e tyre në këtë protestë.

Sepse ky po i poshtëron çdo ditë.

Ky kudo thotë, sa më shumë vjedh, aq më shumë më votojnë.

Sepse ky i shndërron paratë e vjedhura në votë dhe votën në vjedhje.

Ndaj dhe nesër është një ditë për të gjithë shqiptarët për të treguar veten tonë.

Edhe njëherë u falënderoj shumë dhe ftojmë së bashku të gjithë qytetarët të na bashkohen, socialistë, pa parti, çfarëdo që të jenë, anëtarët e partive tona.

Ju e patë, socialistë guximtarë që nuk e ndjejnë më veten se partia është e tyre, po flasin siç mund të flisnim ne, çka do të thotë se ata janë më afër me ne se me Edi Ramën. Se ata nuk kanë qëndruar aty për t’u vjedhur në mënyrën më të papërmbajtur.

Ftojmë të rinjtë të bashkohen me ne.

Një poet i ri, me të drejtë e ka cilësuar Edi Ramën si ëndërrngrënësi i ëndrrave të tyre.

Ti që je ulur në fron, ushqehesh me ëndrrat tona. Ëndrrën shqiptare ua përlau ky. Ikin këta, as shtëpi nuk blejnë, as punë nuk gjejnë, as gjë prej gjëje.

E tundën Beogrdin të rinjtë e Serbisë dhe ky i censuron. E tundën, e jashtëzakonshme.

Ndaj dhe tiranët përmbysën.

Kështu që ftoj të gjithë shqiptarët nesër në Tiranë.

Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Blushi: Të ngrihemi në protestë për t’i

Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën e tyre! Një dëshmi si e Ahmetajt do kishte rrëzuar çdo regjim në 3 ditë

Berisha: Nesër do flasin qytetarët me forcën

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko