Të rinjtë e vlorës mesazh për Ramën në protestë: EDVIN, KE MBARUAR!

Forumi Rinor i Partisë Demokratike Dega Vlorë vjen në protestën e opozitës në Tiranë me një mesazh ndaj kryerilindasit – Vlora flet: Edvin, Ke mbaruar! Ky mesazh nuk është vetëm nga të rinjtë e Partisë Demokratike në Vlorë, ky është mesazh nga vlonjatët dhe më shumë, është thirrja që sot i drejton çdo shqiptar kryeministrit të selisë së turpit dhe korrupsionit.

Edvin, për socialistët Ti ke mbaruar kur zëvendësove ato pak vlera që kishin të majtët me dajret  dhe kukullat e harremit të Rilindjes.Edvin, për rilindasit Ti ke mbaruar, se kolonat e selisë së turpit ranë, trafikantët, vrasësit, hajdutët, tutorët, perversët nëpër zyrat e tua ranë.Edvin, për Tiranën, Ti ke mbaruar se e dinë sot edhe gurët luftën e brendshme që ke me pasardhësin tënd në Bashki, dhe për atë thonë se është kockë më e fortë se ti.Edvin, për Vlorën Ti ke mbaruar ndaj shfazove verën e kaluar se e di që nuk e ke më qytetin e faljes në hapje dhe mbyllje të fushatës. Vlorën e more të mirëqenë, e përdore, e lustrove në pamje se e shkretove në thelb pa të rinj, pa arsim, pa punë, pa biznes, derisa sot po e bën gati si eskortën më të shtrenjtë të Shqipërisë, atë të bukurën që tërheq ata me shije luksi. Ti je rritur me vlonjatët Edvin, e di mirë që dy gjëra nuk t‘i falin: shkeljen e nderit dhe besëprerjen. Aq më pak, kur kokën nuk e ke ulur dhe falje nuk i ke kërkuar.

Edvin, për Shqipërinë Ti ke mbaruar se pensionistët nuk pijnë ujë nga dixhitalizimi yt, se familjarët nuk  duan të dinë për rrogat që rrit në media kur muajin nuk e mbyllin dot, se të rinjtë të shpërfillin ty dhe pështirosin frymën që solle ti, pështirosin të fortin se duan shkollën, përshtirosin vetëshitjen se duan meritën.

Edvin, për shqiptarët e Diasporës, Ti ke mbaruar se mjerimit të familjeve të tyre në Shqipëri, prindërve, të afërmve, ata u kanë dalë vetë zot. Për terrorin që u bëre familjarëve të tyre duke u vjedhur lirinë e votës për 12 vite, ti do mbash përgjegjësi dhe shuplaka e shqiptarëve jashtë dhe brenda vendit do jetë mbi 1 milion.

Ta sollën të rinjtë e Vlorës këtë mesazh sot Edvin, se ti e di, Vlora flet rrallë e për mall dhe kur flet, e mbajnë mend edhe gurët.

Edvin, ke mbaruar, Është radha jonë tani!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko