Boçi: Mikpritja juaj e madhe i jep përgjegjësinë opozitës që të sjellë realisht ndryshimin!

Nënkryetar i PD, Luçiano Boçi, në takimin me emigrantët shqiptare në Romë, ka shprehur përballë qytetarëve se mikpritja e madhe i jep përgjegjësinë opozitës që të sjellë realisht ndryshimin.

Ai tha se deputetët dhe anëtarët e PD, nuk e shikojnë këtë takim si një mundësi për vota për zgjedhjet e 14 majit, por si një përgjegjësi politike për ndryshim.

“Te dashur bashkatdhetarë motra dhe vëllezër faleminderit për këtë mikpritje në këtë salle plot kuptim plot shpresë dhe plot besim.

Faleminderit për gjithçka që keni bërë gjatë gjithë këtyre viteve me për të gjithë ne në Shqipëri me punën tuaj dhe sakrifikohen tuaj për ne për shoqërinë dhe për atdheun.

Të vish në këtë sallë ku dhe himni kumbon shumë fort, ky emocion i cili e tejkalon edhe politikë por njëherazi të vish këtu para jush është një përgjegjësi e madhe

Një përgjegjësi e cila e merr peng politikën e rrethon politikën dhe e bën atë më të ndërgjegjshme e bën atë më të përgjegjshme e bën atë më të mirë

Mos mendoni se politika e ka bërë gjithmonë këtë gjë, jo ju e keni provuar vetë në fatin tuaj. Ndërsa ky pushtet ka tradhtuar idealet tuaja ka tradhtuar familjet tuaja ka tradhtuar patriotizmin tuaj.

Ky është realiteti i kësaj Shqipërie dhe i kësaj Diaspore, të cilën na bën që ne ta ndryshojmë atë dhe është kjo përgjegjësi politike, që të vijmë këtu dhe mos ju trajtojmë si një segment i popullsisë për mundësi votash dhe as si një thes votash, siç kërkon të bëjë ai kryeministri, i cili zëvendësi i tij nuk e thërret më kryeministër por si kreu i organizatës.

Dhe një miku i tij gazetari Artan Hoxha që e ka ndihmuar të vijë në pushtet, sot e quan kryebandit”, tha Boçi.

Boçi: Mikpritja juaj e madhe i jep përgjegjësinë opozitës që të sjellë realisht ndryshimin!

Boçi: Mikpritja juaj e madhe i jep

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko