Luksi i shfrenuar/ SPAK: Ajola Xoxa në 4 vite bleu 850 mijë euro bizhu dhe rroba, pa i deklaruar

Sipas dosjes së SPAK-ut për Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kishin ngritur një skemë kriminale të përfitimit dhe pastrimit të parave.Në dosje thuhet se Ajola Xoxa brenda 4 viteve ka blerë rroba dhe bizhu të pa deklaruara në shumën 86 milionë lekë ose rreth 850 mijë euro

Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të  shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa  i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.” – shkruan SPAK. 

Luksi i shfrenuar/ SPAK: Ajola Xoxa në 4 vite bleu 850 mijë euro bizhu dhe rroba, pa i deklaruar

Luksi i shfrenuar/ SPAK: Ajola Xoxa në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko