Arrestimi i Veliajt, Lëvizja Bashkë paralajmëron protestë: Rama të japë dorëheqjen

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, Lëvizja Bashkë ka paralajmëruar se do të mbaj një protestë të mërkurën para Kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Lëvizja Bashkë shkruan arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri.

Ndërsa më tej, LB shkruan se bashkë me Veliaj, duhet të ishte në burg për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta, edhe kryeministri Edi Rama.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Bashkë.

Postimi i plotë i Lëvizjes Bashkë:

Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama.

Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë.

Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive.

Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.

Arrestimi i Veliajt, Lëvizja Bashkë paralajmëron protestë: Rama të japë dorëheqjen

Gjarprit i është shtypur koka në Uashington/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko