Berisha: Diktaturat nuk kanë jetë të gjatë, Edi Ramës i erdhi fundi! Një fund i merituar, një fund i turpshëm

Pyetje: Kryeministri, Edi Rama nuk ka firmosur akoma shkarkimin e Erion Veliajt, do të kërkoni ju që të zhvillohen zgjedhje në Bashkinë e Tiranës dhe keni një mendim se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës?

Berisha: Ne po kërkojmë dorëheqjen urgjente të Edi Ramës! Ne jemi në këtë kërkesë. Populli shqiptar sot, nga Konispoli në Vermosh pret të dorëhqjen e menjëhershme të kukullës së Xhorxh Sorosit, të padrinos dhe kreut të krimeve dhe vjedhjeve në Shqipëri që quhet, Edi Rama.

Pyetje: Kryeministri, Edi Rama ka treguar se nuk e jep dorëheqjen në raste të tilla. Në këtë situatë, mund të na thoni se cili mund të ishte kandidati më i mundshëm i opozitës për Bashkinë e Tiranës?

Berisha: PD, sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatin e saj, bashkë me aleatët, por PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, si i damkosur, si kukulla e Xhorxh Sorosit. A i keni parë ato fotografi se si i përcjellin duart krah me Aleksin, mbi qafë, e mbi gjoks, ato i keni parë ato foto? I keni parë me siguri! Ato po bëjnë xhiron e botës. Ato kanë fituar sot të paktën, absolutisht mbi 600 milionë shikues.

Edi Rama nuk shpëton më. Më thanë që a vënë foton e Trumpit tani në tavolinë.

Pyetje: Pas arrestimit të z.Veliaj, ju dolët me dy deklarata nga selia e PD, duke thënë se, po bëhet për arrestimin e z.Veliaj u bë për të sfumuar ardhjen ardhjen e drejtorit të fushatës së PD. Për t’i dhënë vëmendjen e duhur drejtorit të fushatës së PD, sa i ka kushtuar PD ardhja e tij?

Berisha: Tani, që u bë për atë qëllim, mos e ki asnjë dyshim. Sepse, deklarata që bëri kryetari i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane nuk ishte dhe nuk mund të bëhej kurrë me dëshirën, apo vullnetin e Sali Berishës.

Ajo, ishte një deklaratë që buronte nga thellësitë e establishmentit republikan. Sepse, Xhorxh Soros është faktuar, ju e morët vesh besoj, Antoni Blinken, jo që është ‘non grata’ për çdo zyrë federale të Amerikës.

Pra, ky njeri nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh ju se, kush është Edi Rama i lidhur me të si mishi me kockën? Antoni Blinken! Që Rama rrihte gjoksin se më ka shpallur non grata ai mua.

Karma, është ashtu siç e dini vetë ju, nuk po e them unë.

Tani, a mundet të sfumohet kjo deklaratë e kryetarit të Partisë Republikane? Jo, kjo nuk sfumohet dot.

Kjo, është jashtëzakonisht inspiruese për shqiptarët, dhe damkosëse për sorosianët në Shqipëri.

Do t’i merrni vesh të gjitha, nuk ka asnjë sekret. Ta dini mirë. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatat, por nuk ka asgjë që do mbetet pa u thënë. Ju siguroj, asnjë diskutim.

Pyetje: Pse jeni kaq optimist se me drejtuesin e fushatës së Z.Trump, ju mund të mundni kryeministrin Edi Rama, për sa kohë që jo thoni që Rama funksionon në zgjedhje me banda, apo me paratë e krimit dhe të oligarkëve. Si mund ta ndihmojë në këtë rast opozitën. Ndoshta duhet të kishit marrë një drejtues karteli për të mundur kryeministrin, se sa drejtuesin e fushatës së Trump?

Berisha: Para dy ditësh, drejtoresha e re e Zërit të Amerikës, kishte botuar në titujt e saj një fotografi të Aleksis Soros me një përfaqësues të Sinaloas të Meksikës. Dhe çfarë i thoshte?

I thoshte: je me filanin, dhe të jesh i sigurtë, se do të ndiqesh kudo që të gjindesh.

Të jeni të sigurtë, se Edi Ramën McGonigali nuk do ta lëshojë. Dhe përveç McGonigalit, janë kapot e Sinaloas të Meksikës, të cilët Presidenti Trump i shpalli organizata terroriste, kartele, etj.

Ndaj, dhe siç ua kam thënë për ta mbyllur këtë histori: diktaturat nuk kanë jetë të gjatë, Edi Ramës i erdhi fundi! Një fund i merituar, një fund i turpshëm, një fund i pashmangshëm.

Ju falënderoj shumë!

Mirupafshim!

Berisha: Diktaturat nuk kanë jetë të gjatë, Edi Ramës i erdhi fundi! Një fund i merituar, një fund i turpshëm

Berisha: Diktaturat nuk kanë jetë të gjatë,

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko