Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK.
Veliaj ndodhej në zyrën e tij kur mbërritën agjentët e BKH-së të cilët e shoqëruan drejt Bllokut të Sigurisë në rrugën “Mine Peza”.
Ditën e sotme, Veliaj është vizituar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi, i cili mban në duar një libër “Black Swan”, të cilin mesa duket ia ka dërguar Veliajt për ta lexuar në paraburgim.
“The Impact of the Highly Improbable” nga Nassim Nicholas Taleb, është një libër që analizon ndikimin e ngjarjeve të papritura dhe të rralla në histori, ekonomi dhe jetën e përditshme.
Taleb i quan këto ngjarje “Mjellmat e Zeza”, të cilat kanë tre karakteristika kryesore: Janë të paparashikueshme, askush nuk mund t’i parashikojë me saktësi përpara se të ndodhin.Krijojnë ndikim të madh, kur ndodhin, ato ndryshojnë rrjedhën e historisë ose jetës. Shpjegohen vetëm pas ndodhjes, pas faktit, njerëzit përpiqen t’i justifikojnë si të pashmangshme, edhe pse më parë nuk i kishin parashikuar.