Gazetari Osman Stafa, i cili ka perfaqësuar vazhdimisht zërin e këtyre qytetarëve mbajti fjalën e tij para SPAK ku tha se deri tani nuk ka një përgjegjës për situatën por është e qartë që ka pasur neglishenca dhe mungesë ilaçesh në onkologjik duke shtuar kalvarin e vuajtjeve të pacientëve.
“Familajrët kanë dhën deklarimet e para sa i takon cështjeve të onkologjikut ku tashmë ka dalë e zeza mbi të bardhë që ka pasur neglizhencë të frikshme, mungesë medikamentesh jetëshpëtuese për pacientë që vuanin nga kanceri.
Nuk ka përgjegjës deri tani dhe prandja kemi ardhur në SPAK për të kërkuar drejtësi për ata pacientë të cilët kanë ndërruar jetë apo janë në kalvarin e vuajtjes, mungesës së aparaturave apo medikamenteve”, Osman Stafa.