Policia njofton se po heton në gjendje të lirë 8 qytetarët që festuan para paraburgimit të Mine Pezës ku po mbahet i ndaluar kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Sipas njoftimit, këta shtetas kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, për shtetasit S. L., E. V., M. D., B. L., A. K., K. M., A. B. dhe A. K., pasi më datë 11.02.2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Mine Peza”, kanë prishur qetësinë publike dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u larguar”, njofton policia.