PD më 1 mars, do të zhvillojë primaret.
Vendimi është marrë nga kryesia e PD, në mbledhjen e së martës së 11 shkurtit, ku ka vendosur që kjo garë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve, të realizohet në nivel qarku.
Tre propozimet kanë qenë: zhvillim i primareve në nivel dege të PD, në nivel qarku, dhe kombëtare. Ajo që është zgjedhur është në nivel qarku.
Në mbledhjen e djeshme është diskutuar edhe rregullorja e primareve, ku këto do të jenë primare kualifikuese.
Referuar vendimit të Kryesisë, secili qark do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.
Ata të cilët kalojnë pragun (secili qark do të ketë një prag), kualifikohen dhe emrat e tyre do të vijnë në Kryesinë e PD-së. Më pas do të jetë Kryesia e PD që do të vendosë, se cili kandidat do të jetë në listat e mbyllura dhe të hapura.
Ky vendim më pas do duhet të kalojë edhe në Keshillin Kombëtar.