Skandali/ Berisha: Bistri përgjoi Veliajn për llogari të Belindës, prandaj është zhdukur Lubi Loti

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka denoncuar një skandal të rëndë.

“Bistri përgjoi Veliajn për llogari të Belindës prandaj është zhdukur Lubi Loti”, tha Berisha.

Pra, kjo që dëgjuan sot shqiptarët, edhe njëherë u faktua se Edi Rama është mitra e vjedhjes dhe krimit në Shqipëri.

Si mundet t’i dalë zot, në një kohë kur janë gjetur 95 mijë euro, prerje 500-she, tipike trafiku.

Ta dini, Gratieri u sqaroi shqiptarëve që narkotrafikantët përdorin vetëm prerjen 500-she, sepse me këtë prerje ata reduktojnë në maksimum peshën.

1 milion euro me prerje 500-she peshon 1.2 kg. A e dëgjuat ju që ishin para të mykura?

Këto Edi Rama nuk i ka për gjë. Fajin e ka Ulsiu me Metanin që u toleron këta gjykatës dhe prokurorë.

Vetëm një padrino mund të mbajë një fjalë siç mbajti ai sot.

Dhe u thotë pse nuk merrni Filip Çakullin, se me Filipin regjistronte kundërshtarët e tij.

E patë ju kund atë Lubi Lotin këto ditë?

Është zhdukur nga radari. A e dini pse? A e dini ju që ai Bistri kishte vendosur sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve, armiq të Belindës? Absolutisht po.

Midis të tjerësh ishte Erioni dhe Jolka. Ishin ato.

Pra, ajo është zhdukur tani.

Zhdukur nga radari.

Nuk del kurrkund. Por në mënyrë absolute çdo hap e ka marrë me Edi Ramën. Se ajo nuk e bën dot kurrë se unë e njoh psikologjinë e saj.

Ajo çdo veprim e ka kryer me Edi Ramën, pasi e regjistruan, pasi ia ndoqën… një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo.

Kush është Nesti? Nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do shkoj këtu, se do porosis një shtrat dopio me një shtesë për fëmijët në Vjenë.

Të gjitha këto janë telefonat e përgjuar nga Bistri.

Pra kjo dosje e Erion Veliajt është e kompletuar e tëra nga qeveria. Ne nuk kemi gisht.

Erion Veliajt iu vu koka në tepsi për të shpëtuar Olsi Ramën. Ky është kompromisi që u bë”, tha Berisha.

Skandali/ Berisha: Bistri përgjoi Veliajn për llogari të Belindës, prandaj është zhdukur Lubi Loti

De facto kryetar/ Veliaj në paraburgim, Rama

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko