Kryetari i PD, Sali Berisha e konsideron indiferencën e Policisë ndaj protestuesve që ishin mbledhur para SPAK, si inkurajim për pushtimin e ndërtesës.
Kjo sipas Berishës, është e qëllimshme, pasi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, që nuk njeh ligje veç udhëzimeve të shefit të tij, Rama, ka qenë i shkarkuar me urdhër të këtij të fundit.
“Inkurajim për pushtim ndërtese.
Kjo do të thotë është haptas inkurajim për pushtim ndërtese.
Sepse kur garda kërkon, policia në çdo vend normal i përgjigjet asaj, pasi nuk është garda, institucioni që merret me masën, është policia dhe njësitë e saj ato që kanë detyrim.
Garda ka krejtësisht rregulla të tjera.
Mosshkuarja është inkurajim i zyrtarëve të Erion Veliajt dhe bashkisë që të pushtojnë ndërtesën.
Dhe kjo është e qëllimshme.
Ky Ervini me tre mbiemra, i shkarkuar për korrupsion nga vetë Edi Rama, i lartësuar në ministër nga vetë Edi Rama, natyrisht nuk njeh ligje por vetëm udhëzime të Edi Ramës”, tha Berisha.