Pas një seance maratonë që zgjati mbi 8 orë, Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Mediat raportojnë se menjëherë pas shpalljes së vendimit Veliaj do të transferohet në paraburgimin e Durrësit. Aty po qëndron edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj si dhe një pjesë e zyrtarëve të lartë të vënë në pranga. Për bashkëshprten e tij, Ajola Xoxa u caktua masa “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
“Arrest me burg” u vendos për biznesmenin Elman Abule dhe “Detyrim paraqitje” për Gentian Sulën, Meriman Kalushin, Fatmir Bektashin dhe Shkëlqim Fushën