Me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit, në 3 muaj e parë të qeverisjes së PD do i japim fund varfërisë ekstrem

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në panelin e programit të Qeverisjes 2025-2029, për Mbrojtjen e Familjes dhe Politikave Kundër Shpopullimit është ndalur te masat që do të marrë qeveria e ardhshme demokrate për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme.

Berisha tha se, me minimumin jetik dhe kartën e konsumatorit, në 3 muaj e parë të qeverisjes së PD do i japim fund varfërisë ekstreme.

“Aspekt tjetër ishte dhe denatyrimi i familjes, i një politike që kishte si synim denatyrimin e familjes.

Kjo politikë, duhet ti themi gjërat siç janë, u arrit të shndërrohet në politikë zyrtare të vendit udhëheqës të lirisë, të vendit më të fuqishëm të planetit.

Progresistët kjo rracë ekstremistësh të majtë, këta shkelmuan mbi çdo normë dhe parim dhe filluan në kërkim jo vetëm të njeriut të ri, siç e predikonte Marksi, por tashmë edhe familjes së re, por në këtë frymë jo çifteve të reja, familjes së re.

Familjes në të cilën prindërit. Shoqëritë në të cilën fëmijët do të lindeshin në ferma grash.

Një qëndrim postMarksist i pa përshkruar më parë. Karl Marksi parashikonte krijimin  e një njeriu të ri sipas tij. filozof terrorist, e vërteta. E vërteta është se kush do që e lexon atë, ai është, sigurisht  ‘Kapitali’ është kapital, por ai është babai i doktrinës terroriste të përpunuar nga lëvizje të tjera të mëparshme.

Pra Karl Marksi parashikonte njeriun e ri, globalizimin si një botë pa shtet e kufij, por nuk parashikonte agresionin ndaj gjinisë njerëzore, siç predikonte dhe parashikonte Xhorxh Sorosi dhe ekstremi i majtë postmarksist në SHBA dhe pastaj e përhapën në mbarë botën.

E përhapën se si, e si të krijohej një shoqëri të re, se si e si gjinia të mos ishte më një dallim. Duhet ta pranojmë, pas SHBA-së, Shqipëria isht ndofta kopshti i dytë më i lulëzuar i Xhorxh Sorosit dhe i kësaj doktrine.

Bëra këtë hurje për të theksuar se, çfarë rëndësie themelore ka për kombin, shoqërinë, Shqipërinë një përqendrim i madh, në ruajtjen, mbrojtjen e familjes dhe vlerave të saj.

Ju garantoj se programi ynë, do të ketë një drejtim themelor, këtë drejtim.

Kjo përpjekje, ky objektiv për një familje të fortë, për një familje të konsoliduar, për një familje plot jetë kërkon një përballje shumëplanëshe.

Prap unë theksoj, e para varfëria.

Nëqoftëse ne nuk i bëjmë me urgjencë një sulm frontal varfërisë ekstreme shqiptarët me qindra e mijëra do të vazhdojnë të ikin nga Shqipëria dhe familja shqiptare do të zvogëlohet dhe do të jetë gjithnjë në vështirësi.

Ndaj dhe ajo paketë që ne e kemi quajtur paketë emergjence, ka një synim; të zhdukë varfërinë ekstreme. Nuk zhduk varfërinë, sepse varfëria ekziston në çdo vend. Por varfëria ekstreme në një vend me situatën ekonomike të Shqipërisë, ekziston sepse ai vend vidhet dhe vetëm vidhet nga qeveritarët.

Asnjë shkak asnjë arsye, nuk ka që kjo varfëri të ekzistojë.

Keni bërë një shembull shumë të mirë që keni marrë Kukësin. Por ju them unë çfarë ndodhi në Kukës. Sapo erdhi në pushtet Edi Rama hoqi ndihmën ekonomike për 20 mijë banorë në Kukës, sepse votuan kundër, sepse qarku votoi kundër PS-së.

Mirëpo ata që e njohin Kukësin e dinë se përveç fare pak fshatrave, në tërësi fshatrat e atij qarku janë me më pak tokë, janë fshatra të cilat pa ndihmë ekonomike nuk mund të jetojnë banorët.

Dhe Shqipëria atë vit duhet të shtonte, kishte 120 mijë qytetarë në ndihmë ekonomike, duhet të shtonte të paktën edhe 60 mijë të tjerë me regjistra dhe po të shtonte dhe këta 60 mijë e të shtonte ndihmën ekonomike, Shqipëria do të realizonte atë që do të realizojmë ne tani. E përjashtonte varfërinë ekstreme apo mjerimin.

Përkundrazi ato erdhën duke u thelluar dhe sot në një kohë kur 41% e popullatës janë në rrezik varfërie dhe varfëri, ndihmë ekonomike marrin gjithsej 61 mijë qytetarë.

Pra e gjitha kjo është një qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve dhe kjo merr fund në 3 muajt e parë të qeverisjes tonë. Qoftë me minimumin jetik, qoftë me rrogën minimale që nuk do të jetë ndën se 500 euro, qoftë me kartën e konsumatorit për të gjithë familjet në nevojë apo personat në nevojë që marrin rrogë 500 euro apo marrin minimumin jetik 200 euro.

Do të jetë një përpjesëtim i tarifave të ujit, i çmimit të energjisë dhe do të bëjmë gjithçka qëë në një kohë rekord ta çlirojmë nga dhimbjet e skamjes”, u shpreh Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *