Porti i Durrësit te Alabari, Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD

Një tjetër skandal korruptiv miliarda euro i qeverisë së Edi Ramës, ka marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike për Portin e Durrësit.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se pretendimet e kërkuesit nuk do të merren në shqyrtim përsa kohë që kërkuesi nuk ka arritur të paraqesë argumente kushtetuese.

Po ashtu Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit për cenim të lirisë së veprimtarisë ekonomike, në drejtim të konkurrencës të lidhur me parimin e barazisë para ligjit, për shkak se subjekti zhvillues i projektit strategjik është përzgjedhur pa garë, arriti në përfundimin se nuk duhet të merret në shqyrtim.

“Përzgjedhja e zhvilluesit pa garë është parashikuar në marrëveshjen ndërkombëtare midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të miratuar me ligjin nr. 145/2020 dhe jo nga ligji objekt shqyrtimi. Për më tepër, Gjykata konstatoi se konkurrimi mes zhvilluesve sipas ligjit për investimet strategjike realizohet në fazën e marrjes së statusit të investitorit strategjik”, thuhet ne njoftim.

Sa i takon pretendimeve për cënim të parimeve kushtetuese të decentralizimit dhe autonomisë vendore, “Gjykata, me shumicë votash, arriti në përfundimin se menaxhimi i hapësirave publike nga investitori strategjik në nenin 10.6 të Marrëveshjes Kuadër duhet kuptuar se është vetëm një mundësi, zbatimi i së cilës mbetet në diskrecionin e pushtetit vendor”.

PD kishte kërkuar shfuqizimin e ligjit nr. 79/2022 dhe të disa vendimeve të Këshillit të Ministrave lidhur me zhvillimin e projektit të portit të jahteve në Durrës, duke argumentuar se ai i jepte investitorëve avantazhe të padrejta dhe cenonte interesat publike.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *