Gazeta e njohur amerikane, ‘Boston Herald’ publikoi sot një analizë të gazetarit Peter Lucas për ardhjen në Shqipëri të kryestrategut të fushatës fituese të Donald Trump, Chris LaCivita.
Ky i fundit do angazhohet për të sjellë në pushtet opozitën shqiptare.https://www.syri.net/politike/765202/gazeta-e-njohur-amerikane-trump-do-e-beje-shqiperine-te-madhe-lacivita-do-ndihmoje-ne-fitoren-e-berishes/
Ai shton se vendimet e Blinken ndaj Berishës mund të zhbëhen nga Trump përpara zgjedhjeve të përgjithshme.
“Gjëja kryesore që kanë të përbashkët Berisha dhe Trump është se të dy u persekutuan dhe u ndoqën penalisht nga pasardhësit e tyre pro-George Soros kur të dy ishin jashtë detyrës duke kërkuar rikthimin.
Kryeministri aktual shqiptar, Edi Rama, 60 vjeç, i Partisë Socialiste u përpoq të burgoste liderin e Partisë Demokratike Berisha me akuza për korrupsion për ta mbajtur atë jashtë votimeve në të njëjtën mënyrë që Joe Biden u përpoq të burgoste Trump.
Si Trump ashtu edhe Berisha përfunduan më të fortë se sa ishin përpara se të shënjestroheshin.
Në maj të vitit 2021, Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Antony Blinken, i cili ka lidhje familjare me Soros, sanksionoi Berishën, kreun e Partisë Demokratike, si persona non-grata për “akte korruptive” të dyshuara dhe të paspecifikuara kur Berisha ishte kryeministër një duzinë vite më parë.
Lëvizja e Blinken u pa nga shumë si një favor politik për Ramën dhe si shpagim ndaj Berishës për përpjekjet e tij të mëparshme për të dëbuar Sorosin dhe Fondacionin e tij të Shoqërisë së Hapur nga Shqipëria.
Rama thuhet se ka lidhje të ngushta edhe me Alex Soros, djalin e 94-vjeçarit George Soros. Para se të largohej nga detyra, Joe Biden i dha George Soros Medaljen Presidenciale të Lirisë, të cilën Alex e pranoi në mungesë të babait të tij.
Ndërkohë, u zbulua nga Elon Musk dhe DOGE se USAID dha 9 milionë dollarë te një grup i mbështetur nga Soros në Shqipëri për të marrë kontrollin e gjyqësorit – siç ka bërë Soros me prokurorët e qarkut në SHBA – dhe për të ndihmuar Ramën të përndjekë kundërshtarët e tij, si Berisha, gjë që ai e bëri.
Rama e arrestoi Berishën dhe e vendosi në arrest shtëpie, një vend i vështirë për të bërë fushatë. Që atëherë ai është liruar.
Sapo Trump u zgjodh, Berisha apeloi sanksionin e Blinken kundër tij. Tani, me LaCivita në krah të tij, ka një shans të mirë që Trump të zhbëjë vendimet e Blinken përpara zgjedhjeve,” shkruan Lucas.