Nga Ndricim Kulla
Mitingu i regjimit një absurditet autoritarist i stilit komiko-tragjik
Nga Ndricim Kulla
Para disa ditësh unë shpreha publikisht shqetësimin tim të thellë për disa fakte flagrante që lidhen me shkeljen e ligjit elektoral. Në fakt, këtë shqetësim e kisha direkt për KQZ dhe opozitën, ku e para duhet që me kompetencat ligjore që ka ta ndalojë regjimin të kryejë veprimtari anti-elektorale, dhe e dyta, opozita, duhet të jetë më luftarake në reagim, ndaj çdo shkelje, rast pas rasti, duke i dhënë jo vetëm vëmendjen e duhur nëpërmjet të gjitha instrumenteve ligjore që ka, por duke iu përgjigjur flakë për flakë me gjuhën e forcës që kërkon regjimi sot. Nuk ka rrugë tjetër.
Raportet tepër agresive të OSBE dhe ODIHR për zgjedhjet e fundit dhe të parafundit në Shqipëri janë unike për problematikën që shprehin prej një vendi që është edhe aderues i NATO-s, gjithashtu një nivel të tillë paraqesin edhe në rang ndërkombëtar, përtej atij europian, me tre rezoluta të serta të grupimeve të partive të djathta.
Sido që të ishin problemet e çdo rasti, regjimi duhej që t’i thërriste sadopak mëndjes dhe të mendonte minimalisht edhe me pak përgjegjësi, por edhe frikë, që këto zgjedhje të ishin një provë më afër parimeve të demokracisë dhe pluralizmit.
Po a ka shenja për këtë pritshmëri që mund të kenë njerëzit mbi zgjedhjet e 11 majtit ?
Përgjigjes së kësaj pyetje i shkon më shumë ajo sentenca e bukur e filozofisë popullore se ”ujku qimen e ndërron, po zakonin nuk e harron”.
Ky regjim nuk mund t’i zëvendësoj instinktet e kafshës së egër grabitqare me sjellje dhe parime njerëzore.
Këto zgjedhje që po afrojnë unë i parashikoj me një shqetësim në të njëjtin nivel problemor me zgjedhjet e mëparshme të kthyera në legjendë, si nga organizatat e vëzhgimit ndërkombëtar, ashtu edhe nga shtypi i lirë i perëndimit.
Por sot pushteti, që rezultatin e këtyre zgjedhjeve e ka o fitore o burg, fundin do me çdo kusht që ta kthejë në fitore me rrëmbim. Vërtet që inercia e ndihmës së paçmuar sorosiane në diplomaci dhe propagandë ka ende të shtymet e saj, por është alternativa e tmerrshme e burgut të sigurt që e sforcon kreun e regjimit që të sfidojë ligjin e shkruar dhe kodin zgjedhor.
Duke kuptuar në panik, se çfarë po ndodh realisht me pushtetin e tij që po i ndrydhet nën këmbë si asnjëherë gjatë këtyre dymbëdhjetë viteve, ai po i trajton problemet duke tejkaluar edhe mundësitë e reagimit.
A kemi ndonjë shembull në botën pemerëndimore që pushteti të bëjë mitingje për të protestuar kundër asgjësë që ka krijuar ai vetë, apo të protestojë kundër opozitës që po lufton dhe po organizohet për të drejtën e saj?
A nuk është një absurditet autoritaristë i stilit komiko-tragjik mitingu qeveritar i djeshëm në sheshin ‘Skënderbej’?!
E për çfarë manifeston qeveria qeveria e zuzarit me patronazhistë dhe ushtrinë e admistratën së detyruar që e ka dyfishuar për vota ?
Për cfarë, që të shprehë gjallërinë e saj dhe të trëmbë ndokënd me numërin e pjesmërrësve të kërcënuar të vënë në rresht në sheshin Skënderbej? Po si është e mundur? !
Në se ka padrejtësi monstruoze të bëra në këtë vend gjatë këtyre 35 vjetëve janë padrejtësitë e bëra për prej këtij pushteti. Nëse nuk ka shëndetësi fare në këtë tokë sot, shkaku gjëndet pikërisht te kjo qeverisje. Në se ka arsim të shthurur në cilindo fshat dhe qytetet të vëndit tonë, kjo ka ndodhur sepse pushteti Edi Ramës e ka treguar me veçori shkatërrimtare se nuk i intereson fare arsimi.
Shikoni çfarë po bën sot kryeministri në qëndër të Tiranës, hapur fare në prag të zgjedhjeve! Kundra miting.
Shantazh për të frikësuar atmosferën e frymës së ndezur që ka krijuar me shumë dhimbje opozita. Akordon një bonus pranveror për pensionistët me një shumë prej 68 milion, ku i korespondon sejcilit 5000 lekë të reja.
Në kuptimin figurativ kjo vepër krijuese e tij është si një copë mishi e ngulur në shkopin e një gardhi që njerëzit ta shikojnë dhe ta kenë kenë si kujtesë që të votojnë për copën e mishit.
Trajtim skllavëror !
E pa imagjinueshme çfarë intrigon kjo monstër e sëmurë, që urren njeriun, ku nuk ka menduar kurrë të ndërtoj një sistem që ta ndihmoj dhe t’i jap siguri jetës së tij, por gënjen dhe fyen si pesionistët me copën e mishit të varur në majën e gardhit!
Flliqësira çnjerëzore që fryma e një pseudonjriu i lëshon i terrorizuar vetëm për pushtetin! Në truqet djallëzore që burojnë nga një qënie që nuk është aspak njeri, por vetëm djall çfarë spo bën që ta fitoj edhe ate moment, prej të cilit ka frikë se mund ta hedh në skëterrën që i ka përgatitur vetvetes.
Ai sot me demek po proteston për pushtetin e drejtësisë, ku disa segmente po i del nga skema.Po proreston për Spak se gjoja po kalon limitet që i ja caktuar personalisht ai. Në këtë katrahurë që është krijuan me Spak për këtë ky miting që organizoi sot kukulla e Sorosit i ke të gjitha drejtat që të mendosh, se është teatër ose lodër udhëtimesh.
Teatër që t’i thotë Erionit, dëgjo Lal i dashur, nuk e ke nga unë burgun po nga Spaku i amerikanëve të sotëm që më vjen rrotull dhe mua kohët e fundit. Dhe pastaj, do vazhdoj e radhën e bedelave të tjerë në zbatimin e skenarit të njëllojtë, që lidhet me Belinda Ballëkun, me Damianin e lojërave të kumarit të Hunter Bidenit,me Bushkën apo të akuzuar të tjerë.
Eshtë e detyrueshme sipas ligjit, që KQZ të jete e prerë dhe e qartë në gjykimin e së drejtës zgjedhore dhe mos luaj rolin e balerinës, spse pavlefshmëria e këtyre zgjedhjeve mund të rezultoj një katasrofë fatale ku përgjegjësia mund të bjerë rëndë edhe mbi KQZ-në.
Duhet të gjëjndet zgjidhje edhe për qëndrimet e KAS dhe gjykatave të cilat trajtonjë parregullsitë e procesit zgjedhor, ku është e provuar, se regjimi i ka ndërtuat si grancka, për të qënë në çdo rastë me vendimet e tyre kundra interesave të opozitës.
Mendoj se nuk ka rrethim pa dalje. Pushteti dhe tërë insrumentët e tij të fshehtë janë në syrin e ciklonit dhe opozita duhet t’i adresoj me urgjencë këto probleme në çastin e duhur dhe në vendin e duhur.
Kas ka një histori të mbushur plot me një verbëri të provuar pro regjimit.
Ai u provua edhe në çështjet e ankimuara së funndi.
Këto janë faktor real, ku duhet llogaritur mire edhe rreziku i tyre.
Çfarë duhet bëtë?
Duhet bërë ajo që opozita sot ka mundësinë dhe besueshmërinë e madhe të dëgjuarit në këto rrtethana.
Presion, në të gjitha drejtimet, duke filluar nga ndërkombetarët. Por nuk është tabu dhe forca.. Jemi në një realitet, ku demokracia është shkatërruar dhe liria na është rrëbyer dhe forca ka rolin dhe ligjëshmërinë e saj.
Gjykatat që trajojnë parregullësit zgjedhore me në krye KAS jane të frikshme për anësinë e treguar ndaj pushtetit.
Ajo që kreu i regjimite ka quajtur gjithmon makinë gjigante shtetërore për Partinë Socialiste, nuk është gjë tjetër veçse impianti gjigant i manipulimit zgjedhor .
Regjimi dhe kreu i tij janë tmerrësisht të frikësuar dhe të verbuar. T’i ndalim, se ata po rendin t’i grabitin edhe këto zgjedhje!