‘Nis asfalti elektoral’/ Këlliçi denoncon nga ‘Ali Demi’: Task Forca e SPAK të marrë masa të menjëhershme, vjedhja e tallja të marrë fund
Drejtuesi politik i PD për Qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka denoncuar atë që e cilëson nisje të asfaltit elektoral
Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se në lagjen ‘Ali Demi’ në kryeqytet, ka nisur asfalti elektoral, ndërsa kjo bëhet kryesisht natën.
Këlliçi kërkoi nga Task Forca e ngritur nga SPAK, për monitorimin e krimeve elektorale e ngritur, duhet të marrë masa menjëherë.
Postimi:
Live nga Ali Demi! Nis asfalti elektoral në orët e vona të natës.
TASK FORCE e monitorimit të krimeve elektorale e ngritur nga SPAK, duhet të marrë masa menjëherë, duke nisur nga ky moment.
Provat dhe faktet janë flagrante! PD do të monitorojë 24 orë në 24, çdo rrugicë e lagje të Tiranës.
Vjedhja dhe tallja me banorët e kryeqytetit, duhet të marrë fund një herë e mirë!