Njerëzit kishin frikë të firmosnin’/ Alimehmeti: Bashkia e Tiranës prej shumë kohësh në ‘vdekje klinike

Njerëzit kishin frikë të firmosnin’/ Alimehmeti: Bashkia e Tiranës prej shumë kohësh në ‘vdekje klinike

Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe njëkohesisht drejtues i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, në një intervistë në “Syri TV” diskutoi ndryshimet e kursit të qeverisë Rama dhe pasojat që ato kanë pasur në situatën politike dhe shoqërore të vendit.

Sipas Alimehmetit, këto ndryshime janë të lidhura me një situatë të re që ka ndodhur përtej oqeanit, duke e bërë Ramën të marrë një drejtim të ri, për të shpëtuar pozitat e tij. Ai tha se, megjithatë, ky veprim nuk ka ndryshuar shumë, pasi Rama është akoma nën rrezik për shkak të skandaleve që kanë dalë në dritë. Alimehmeti hodhi akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt për korrupsion dhe fshehje të pasurive, duke i ftuar qytetarët të dalin dhe të votojnë për ndryshim.

Ai gjithashtu përmendi situatën e vështirë të Bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ata janë në një “vdekje klinike”, të kapur nga frika dhe paniku. Për Alimehmetin, ky është momenti për qytetarët të veprojnë dhe të ndryshojnë kursin e politikës vendore

Besoj është e qartë në sytë e të gjithëve pse zoti Rama bën këtë ndryshim kursi.
Është e qartë që e konsideronte drejtësinë nën hyqmin e tij deri diku në janar të këtij viti e tash kjo dorë që duket sikur e kontrollon, i është kthyer në një situatë kundër, sepse kanë ndryshuar disa gjëra të tjera përtej oqeanit shumë qartë. Tani na del dhe shtet i përsekutuar ky.

Jo jo, nuk ka ndryshuar, është ai i cili tani është në rrezik, ai i di zullumet e tij dhe po dalin nën dritën e syve të të gjithëve. Gjithkush është i aftë ta kuptojë, madje unë ndonjëherë i adresohem direkt njerëzve dhe u them: Po ju, si mendoni, ka vjedhur ndopak ky?

Pra ti lëmë çështjet, jo pika, jo neni… Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë vjedhur ndonjëherë këto bashkë në këto vite? Dhe kanë fshehur? Ja, ta mendojnë vetë njerëzit dhe me këtë ndjesi në zemër unë i ftoj të shkojnë të votojnë më 11 maj.

Kjo është para, e dyta, vumë re një tym të zi që del nga bashkia e Tiranës. Po me gjithë ato të zeza që kanë bërë aty brenda, çfarë ngjyre do të kishte ai tymi tjetër? Tym i zi do ishte…

Patjetër, janë në një emergjencë, ata janë në një panik, unë e kam thënë prej mbi një viti që bashkia e Tiranës është në një vdekje klinike, ata nuk mendojnë më gjë tjetër përveçse si të ruajnë veten e tyre, si të ruajnë çfarë kanë bërë dhe si t’i zhdukin këto lloj provash.

Ka mbi një vit që ne e diskutojmë shumë qartë këtë. Mbi një vit do të thotë saktësisht që kur u arrestua Taulant Tushe, besoj e mbani mend në fillim, në fillim të dhjetorit 2023. Dhe përgjatë gjithë kësaj kohe me skandale një pas tjetrit, me 5D e me radhë, ata këtë e kanë pasur hall kryesor, dhe firmat ndaleshin, njerëzit kanë frikë të firmosin, kanë frikë t’i shkojnë përpara disa letra e me radhë, me përjashtim të disa kamikazëve që vazhdojnë vjedhjen haptas.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *