Berisha: PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për të Përndjekurit Politikë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, u zotua gjatë takimit me të përndjekurit politik ku prezantoi programin e për mandatin 2025-2029, se PD do të përmbushë të gjitha detyrimet.

Berisha tha se, Partia Demokratike do përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për të Përndjekurit Politikë.

Berisha: Ne, jemi në një fushatë elektorale dhe ju garantoj që ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të jetë kontrata, e cila do të zbatohet 100% brenda një mandati. Do zbatohet brenda një mandati, së pari është një detyrim madhor, është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush.

Në çdo aspekt, e kam shprehur shumë herë, vetëm në rrafshin material po të marrësh, qytete të tëra janë ndërtuar me mundin, djersën e të përndjekurve politikë që kanë shkri jetën.

Sot, janë zhdukur, nuk janë më. Por kanë qenë qindr ae qindra fabrika e kombinate të ndërtuara prej tyre, hidrocentrale. Pra, ta amrrim në rrëafshin e detyrimin konkret. Kjo, këto që parashikohen apo do bëhen. Jo, këto shprehin vetëmnjë pjesë të tyre, se është shumë më i madh.

Ju keni shtruar këtu me shumë të drejtë problemin e kësaj shoqërie. Ky është një problem jetik dhe vendimtar për ne. Pse erdhi diktatura për së dyti tek ne? Pikërisht, për këtë arsye. Sepse, diktatura totalitare ishte më e ngulitura, ishte më me rrënjë, ishte më e egra në këtë popull dhe çlirimi prej saj nuk u arrit në shkallën që duhej. Nuk u bë dekomunisticizmi që Shqipëria e kishte më të domosdoshme se çdo vend tjetër.

Edhe herë tjera unë kam shprehur pikëpamjet e mia, por ju them dhe këtu. Në qoftë se kundër nazizmit, e kam menduar shumë herë, u bë një proces ndërkombëtar, u bë Nurembergu. Përveç Nurembergut, ka patur një proces tjetër mbarëpopullor, dhe ky procesi tjetër mbarëpopullor u zhvillua me një moto: kurrë përsëri! Dhe ajo i ndihmoi shumë gjermanët, e ndihmoi shumë kombin gjerman. Ajo bëri që gjermanët të kenë ligjet e të drejtave të njeriut ndër më të mirat të kohërave. Ajo bëri që Gjermania të zhvillohej, të ndërtonte një sistem gjyqësor ndër më të mirët. Bëri që Gjermania të prijë, të udhëheqë pas asaj lufte doktrinën e së drejtës europiane.

Kjo natyrisht, ishte e domosdoshme për Shqipërinë. Por, kur erdhi puna te komunizmi, këta që luajtën, këta që po përpiqeshin ta ngrenin në sistem në SHBA-të ektremin e majtë, këta nuk e lejuan që të bëhet procesi i Nurembergut për diktatorët komunistë. Jo, nuk e lejuan, ua them unë ju.

Se historia duhet të thuhet siç është. Ligjet e dekomunisticizmit i përcaktuan afate. Unë mora një çek, ai kishte afatin 10 vjet, ia kishte caktuar Strasburgu. 10 vjet ia vumë dhe ne afatin.

Pra, për fat të keq u përdorën dy standarte në një kohë kur këto dy diktatura ishin motra siameze njëra me tjetrën. Prandaj unë e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

E thatë ju, ky ka rikthyer firmat që glorifikojnë të keqen, librat që glorifikojnë të keqen, diktaturën.

Fatbardha Saraçi shkruan se, me nipin e saj të vogël ajo ishte e rritur, sigurisht, por nipi sa herë dëgjonte në radio komedinë e Qazim Mulletit, nipi terrorizohej. Dhe ai ishte persekutim. Ai ishte një vepër persekutimi. Persekutoje një familje të tërë, një fis të tërë, dhe ky ishte një aspekt. Por e gjitha në tërësinë ee vet. Arti, letërsia u vunë në shërbim të glorifikimit të së keqes, glorifikimit të diktaturës.

Është bërë shumë nga ju. Shumë prej jush, keni dhënë një kontribut të madh në kujtimet tuaja, në përshkrimet tuaja. Prej jush, letrarë, poetë, ndër më të talentuarit ranë për t’u bërë të pavdekshëm, por duke lënë një trashëgimi të pavdekshme, kryevepra të vërteta të letrave shqipe.

Po ku janë këto? Në vend se të jenë në piedestalin që meritojnë, këto janë të skajuara, këto janë të pluhrosura. Ndaj edhe, ju siguroj se, jo vetëm për indetitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të plotë në rrafshin shoqëror, artistik, letrar, parimor e të gjithëanshëm ndaj diktaturës totalitare që përjetuam..

Është e domosdoshme, si një kusht për të qenë një komb krenar që ecën në rrugën e lirisë.

Unë e ndoqa me shumë interes programin, dhe jam i informuar. Nuk mbetet asgjë tjetër, të zotohem para jush se PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tij. Ju falënderoj shumë!

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *