BIRN: SPAK dyshon se biznesmeni Pëllumb Gjoka u përpoq të “ndikonte” vendimin për Sky ECC
Një dokument i rrjedhur në media sugjeron se Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndërmori një seri veprimesh hetimore – përfshirë përgjimin ambiental ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, si pjesë e një procedimi për korrupsion pasiv.
Sipas dokumentit, SPAK urdhëroi të kryhej midis datave 10 shkurt dhe 25 shkurt përgjimi në vende publike i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gent Ibrahimi, pasi kishte informacione se persona të interesuar kishin ndikuar te ai për mënyrën e formulimit të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj një ankimi të biznesmenit Pëllumb Gjoka
Sipas dokumentit të rrjedhur në media, arsyetimi në favor të Gjokës nga Gjykata Kushtetuese do të përdorej edhe në mjaft gjykime të tjera të ngjashme, të bazuara në të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC, pasi vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese është praktikë e detyrueshme për institucionet e tjera të drejtësisë.