Përgjimet nga SPAK/ Dash Sula: Askush s’duhet të ketë frikë nëse s’ka shkelur ligjin

Përgjimet nga SPAK/ Dash Sula: Askush s’duhet të ketë frikë nëse s’ka shkelur ligjin

Prej disa ditësh po flitet se SPAK-u ka përgjuar një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, madje në medie qarkullon një dokument i firmosur nga prokurori Klodian Braho, sipas së cilit anëtari i kushtetueses Gent Ibrahimi është mbajtur për dy javë në përgjim nga SPAK-u nga data 10 deri në shkurt të 2025 pas disa dyshimeve për përfshirjen dhe për ndikim në një çështje.

Në 24 shkurt anëtarja dhe kryetarja e gjykatës kushtetuese Holta Zaçaj i kërkoi publikisht SPAK-ut me anë të një letre nëse anëtarë të saj ishin vënë në hetim, gjë që kreu i SPAK-ut Dumani e ka mohuar.

Gjithçka ka nisur pas kërkesës së Pëllumb Gjokës, biznesmenit të arrestuar në operacionin “Metamorfoza”, për të konsideruar të pavlefshme përgjimet në “SKY ECC”, një kërkesë që gjykata kushtetuese e ka rrëzuar.

Sipas dokumentit të SPAK-ut ekzistonin dyshime se mund të jenë konsumuar elementë të veprave penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë”, apo “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, çka sipas prokurorisë së Posaçme ka përligjur kërkesën për “Përgjim ambiental”.

Për të folur më tepër për këtë temë, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ishte deputeti i PD Dash Sula.

” Që nga koha që u bënë ndryshimet në Kushtetuese përsa i përket përgjimeve për rënien e imunitetit të debatit të madh që ka qenë që nga viti 2005 në të cilin kemi filluar një debat shumë të gjerë, për kufizimin e imunitetit.

Unë mendoj dhe gjykoj që ska pse të ketë frikë as gjyqtari, as prokurori, as deputeti, as politikani, asnjë njeri që nuk kryen një vepër penale në kundërshtim me ligjin.

Ka shumë rëndësi që imuniteti është për përmbushjen e detyrës si detyrë kur e bën dhe kur ndërhyn institucion tjetër apo të tjerë që mundohen të pengojnë në përmbushjen e detyrës në mënyrë ligjore, por jo në momentin që ti e shkel.

Kushtetuta jonë imunitet i ka dhënë vetëm të zgjedhurve, sidomos të zgjedhurit parlamentar që janë deputetët. Edhe deputetët tani nuk janë imunë plotësisht për të gjithë veprimet e prokurorisë. Edhe ndryshimet në Kushtetuese dhe në Kodin e procedurës Penale, ka të drejtë që organi procedues të kryejnë disa veprime hetimore pa vënë në dijeni dhe pa ditur deputeti që është i zgjedhur, në një kohë që më përpara ka qenë që dhe një telefonate që dilte ndërpritej automatikisht, që do të thotë se edhe personi tjetër nuk mund të vazhdojë të përgjojë sepse ishte deputet ose i zgjedhur që kishte imunitet”, u shpreh Sula.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *