Chris LaCivita në krah të drejtorit të FBI-së ne fjalimin e Trump ne Kongres

Chris LaCivita në krah të drejtorit të FBI-së ne fjalimin e Trump ne Kongres

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbajti një fjalim historik në Kongresin amerikan mbrëmë.

Të pranishëm në sallën e Kongresit ishin të pranishëm jo vetëm ligjvënësit, por edhe personazhe të rëndësishëm të jetës politike.

Sipas Axios dhe Daily Caller, në mesin e tyre ishte edhe Chris LaCivita, arkitekti i fitores së Donald Trump.

Ai ishte ulur pas familjes së Trump. Ndërkohë pranë tij ishte shefi i ri i FBI-së, Kash Katel.

LaCivita po ashtu komentoi javët e para të presidencës së Trump në një intervistë për rrjetin televiziv më të madh në SHBA, Fox News.

Të pranishëm ishin edhe disa prej personaliteteve mediatike si Matt Walsh dhe Ben Shapiro.

Chris LaCivita është angazhuar për të punuar për opozitën shqiptare në këto zgjedhje.

Ai ka deklaruar se do vazhdojë të njëjtën punë që bëri me Trump edhe në Shqipëri.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *