Shqipëria Madhështore”, Berisha: Do nxjerrim vendin nga skamja! Do jetë Shqipëria e projekteve të mëdha! E kemi provuar veten se jemi të aftë t’i realizojmë ato
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për media tha se qeverisja e demokratëve do të nxirrte vendin nga skamja. “‘Made in Albania’ do jetë motoja e krenarisë së shqiptarëve”, tha ai
Koalicioni i krijuar, PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është premtimi më i madh për shqiptarët pas përmbysjes së diktaturës komuniste. Është premtimi më real, më madhështor që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.
Unë e kuptoj se njerëz të lodhur, njerëz pse dhe jo të rraskapitur nga skamja, të dëshpëruar nga brutaliteti i narkodiktaturës, mendojnë se Shqipëria Madhështore është Shqipëria e largët
Por unë jam sot para jush për të garantuar ata se Shqipëria Madhështore do jetë më e afërt se kurrë dhe do jetë një realitet i mrekullueshëm për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.
Shqipëria Madhështore ka si kusht të të gjitha kushteve që asnjë shqiptar i vetëm të mos njohë më varfërinë ekstreme.