Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se Partia Demokratike në të gjitha rastet ka zbatuar ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare që e detyrojnë qeverinë të ulet me banorët, e detyrojnë qeverinë të marrë parasysh të gjithë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Berisha tha se, nuk jam unë që të mos ndërtohen ujësjellësa, por nuk mund të pranoj kurrë dajakun kundër banorëve për t’u marrë burimin e ujit. Këtë e bën Edi Rama që nuk ndjek asnjë lloj parimi, rregulli.
“Partia Demokratike është plotësisht në mbështetje të protestës së Tragjasit.
PD ka qeverisur, PD nuk ka rrëmbyer prona komunitare me forcë asnjëherë.
PD në të gjitha rastet ka zbatuar ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare që e detyrojnë qeverinë të ulet me banorët, e detyrojnë qeverinë të marrë parasysh të gjithë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Në çdo rast, dhe kanë qenë shumë të rralla, absolutisht qeveria është ulur dhe i ka zgjidhur siç kërkon konventa dhe rregulli ndërkombëtar dhe kombëtar, gjer edhe në forma konkrete shpërblimi dhe dëmshpërblimi.
Pra, ai që ua merr me forcë ujin, ai merr rol kuçedre, ua shterron burimet.
Nuk mund të bëhet, ata me atë burim uji janë aty dhe kanë ndërtuar jetën në breza.
Ndaj dhe të ulen.
Nuk jam unë që të mos ndërtohen ujësjellësa, por nuk mund të pranoj kurrë dajakun kundër banorëve për t’u marrë burimin e ujit.
Jam i prerë në këtë mes. Këtë e bën Edi Rama që nuk ndjek asnjë lloj parimi, rregulli”, tha Berisha.