Rama firmosi mbylljen e TikTokut njëlloj si babai i tij firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës

Lideri i opozitës, Sali Berisha reagoi ashpër ndaj veprimit të qeverisë për të mbyllur platformën TikTok në Shqipëri. Ai e cilësoi këtë masë si një tentativë për të censuruar lirinë e fjalës dhe mendimin e lirë të rinisë shqiptare.

Berisha theksoi se vdekja tragjike e Martin Canit nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun, duke hedhur poshtë argumentet e Kryeministrit Rama për këtë ngjarje.

“Ftoj gjimnazistët, ftoj të rinjtë, ftoj dhe prindërit të mos bëhen viktimë e mashtrimit banal, të paskrupullt, të pacipë të Edi Ramës.

Vdekja, vrasja tragjike e Martin Canit në dyert e shkollës nuk kishte asnjë lidhje me TikTokun.
Martini dhe bashkëmoshatari i tij që e vrau nuk kishin llogari në TikTok.

Edi Rama firmosi sot mbylljen e TikTokut në Shqipëri njëlloj si babai i tij biologjik Kristaq Rama firmosi vrarjen në litar të Havzi Nelës 37 vite më parë me 10 gusht të vitit 1988.

Protesta e fuqishme e të rinjve shqiptarë, në të katër anët të mblidhen këtu, ndërkohë përgjigje të tjera do projektohen ndaj këtij akti, dënimit kapital të një platforme të mrekullueshme të komunikimit.

Një tiran që qeveris vendin sikur është Afganistani apo Teherani, vetëm e vetëm për shkak të rrebeshit të kritikave që ka pasur nga të rinjtë me një akt të tillë.

Fjala e lirë do të fitojë.

Mendimi i lirë do fitojë.

Censura do përfundojë në koshin e plehrave të historisë së bashku me Edi Ramën, i cili vërtetohet tani pas Enver Hoxhës, kryecensori tjetër i shqiptarëve”, tha Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *