Made in Albania” do të jetë krenaria kombëtare, ne do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur edhe njëherë tjetër te premtimi i tij për një Shqipëri prodhuese.

Berisha tha se, “Made in Albania” do të jetë krenaria kombëtare, ne do t’i rikthehemi Shqipërisë prodhuese.

“Pastaj shtyllë kryesore ‘Made in Albania’. Nuk ka vend që të ketë fuqi prodhuese për kilometër katror siç ka Shqipëria në çdo lloj aspekti. Si bujqësor, minerar, nëntokësor, etj.

Çfarë ndodh miqtë e mi. Në mënyrë dramatike bie prodhimi vit për vit. Statistika zyrtare. E dëgjoni të flasë ndonjëherë ky, zogu i qyqes çdo mëngjes ta përdorë fjalën prodhim? Asnjëherë të vetme, nuk ekziston.

Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet që janë mirëfilltas prodhim, ranë me 32%. Atëherë, ne i rikthehemi me të gjithë fuqinë prodhuese potencialit tonë.

‘Made in Albania’ është Shqipëria e punësimit, është Shqipëria e begatimit, është Shqipëria e shndërrimit të të mirave që ka vendi, në të mira për qytetarët. Është Shqipëria që tërheq investitorët e huaj.

Ka 10 vite që një investitor serioz i madh në Shqipëri nuk shkel. Ikën ata që ishin, e braktisën Shqipërinë. Si do të bëhet, si do bëhet Shqipëria pa investime të huaja, pa kompanitë e mëdha. Jo.

Ne do të krijojmë mjedisin më miqësor.

A e dini ju se pse ndërtuam ne rrugë. Ne ndërtuam nga viti 2005-2013, 11 mijë e 3-400 kilometra rrugë. Por ama nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër, që të gjitha me kompanitë më të mëdha, Italia, Gjermane, Amerikane e me radhë. Me çmime absolutisht në disa raste 10 herë më të ulëta se të sotmet.

Qytetarët duhet ta dinë se çmimet e lëndëve të ndërtimit, manualet e ndërtimit tregojnë se çmimet për punët publike janë rritur gjithsej 32 përqind. Çfarë ka ndodhur që këta i ndërtojnë rrugët me 10-fish? Vjedhin, kaq e thjeshtë. Vjedhin në çdo gjë.

Shkon në Turqi ai. Del tjetri ofron 130 mln euro për tunelin e Llogarasë. Jo, pas kuintave, perdeve e çojnë në 180 mln euro dhe ndajnë 50 mln aty për aty.

Ne do ti rikthehemi Shqipërisë prodhuese, do të krijojmë një mjedis të shkëlqyer, për biznesin.

Mos harroni se ka pasur raste në vitet 2005-2013 që Shqipëria renditej e 13-18 në botë për klimën e biznesit. Edhe ajo bëhet, por bëhet kur të mos i shikosh për ti vjedhur ata, por ti trajtosh barabar para ligjit dhe të pranosh, praninë e tyre. Kështu që do të nxisim prodhimin me të gjitha mundësitë.

Nuk ka vend më të pasur. Ka çdo lloj minerali po thuajse. Ka ujëra më shumë se çdo vend i Ballkanit. Ka fushën më të madhe të naftës onshore në Europë, ka brigjet më fantastike.

Pra ‘Made in Albania’ do të jetë krenaria kombëtare. Do ta lëmë pak historinë në punë e vet dhe do të merremi me veten tonë.

Do bëjmë historinë me ‘Made in Albania’ në mënyrë që shqiptarët të jetojnë të mëkëmbur, pa dhimbje me prodhimet e tyre dhe të ecin dhe në botë me këto marka”, u shpreh Berisha.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *