Nga Armir Shkurti: PREFEROJ NJË DDMOKRACI TË KEQE NË VEND TË NJË DIKTATURE “TË MIRË”
Pas timonit vetëm, Edi Rama sot po bën edhe fatorinon vetëm, kontrollorin vetëm, madje edhe pasagjerin vetëm.
Që pa dhjerë qentë, me atë palo “Sy më sy” e deri natën vonë në lajme e debate kemi ATË dhe vetëm ATË.
Edi Rama sot ndodhet në një fazë të rrezikshme politike dhe psiqike, që për kob është po aq e rrezikshme edhe për vendin. Deliri, misioni si qehaja i Soros dhe konjukturat liberale globaliste e çuan drejt pushtetit absolut, totalitarist, autokratik. Ky njeri sot komandon në vetën e parë të gjitha institucionet: kuvendin, qeverinë, bashkitë, shtetin bektashi, mediat, po zënë me gojë partinë. Madje jo vetëm atë socialiste. Por le ta nisim nga partia:
Djegia e Erion Veliajt, më shumë se kujtdo i shërben Edi Ramës. Lali qysh herët ka qenë projektuar si dyshi, si pasardhësi. Eliminimi i tij e le PS -në pa kokë, në rast të mbërritjes së SPAK deri tek Rama, kështuqë çuarja pas hekurave të “dyshit” absolutizoi “njëshin”.
Le ta shohim tani rrafshin pak më të gjerë politik, absolutizmi i Ramës dhe dëmin e tij. AI PO DEL I VETËM NË PUBLIK! Se i ka të dhjerë shumicën e figurave? Po, edhe kjo është! Dhe do të qe politikisht e zgjuar, sikur të mos ndodhte e përzjerë me delir dhe retorikë nazi- komuniste kjo fushatë.
Dy muaj para votimit, oferta PERSONALE e Edi Ramës është anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe FUTJA E TIJ PERSONALE NË HISTORI. Ky nuk është deduksion imi por qëllim i shprehur në disa dalje publike të kryeministrit. Pra meraku i Edi Ramës për të hyrë në histori, duke na futur në Europë. Por, tragjikisht, historia na kujton se ata që kanë hyrë në të, biletën e kanë paguar me gjakun dhe vuajtjet e popujve. Nuk bën asnjë përjashtim kjo ambicje Ramiste dhe as udha e zgjedhur prej tij: letra, takime, komisione. Jo standarte, humanizëm dhe atdhetari.
Një karakteristikë e përbashkët e çdo diktature është prodhimi i ARMIKUT të BRENDSHËM. Nevoitet për të trembur masat, për ti mobilizuar ato dhe për të ndëshkuar dikë tjetër për dështimet e tua. Hitleri shpiku hebrenjtë, Enveri – pasanikët, Edvini – “moçalin”. Sipas këtij “figurës historike”, populli në Shqipëri është i ndarë në dy grupime të mëdha: Shumica, të mirët, progresistët, socialistët, properëndimorë, ata që vetëm ndëtojnë dhe nuk flenë për të lulëzuar vendin. Në krye të kësaj shumice ëngjëllore udhëheq arkengjëlli Edvin, me butësi por dhe me shpatë. Ama ka edhe një pakicë njerëzish, që jetojnë në një moçal muti e infeksioni, mbushur me gjithë demonët, lugetërit e kukudhët e njohur dhe panjohur, që hanë mish njeriu e pijnë gjak, shkatërtojnë e infektojnë dhe që udhëhiqen nga një kafshë me emrin Sali Berisha. Po iku kryeengjëlli Rama, në Shqipëri bëhet qameti tak -fak! Derdhet këneta, lëshohen gjarpërinjtë , shtëpinjtë e thithlopat dhe përfundimisht vendi molepset dhe jep shpirt në agoni të tmerrshme. Këtë tablo na shfaq nga syfyri në iftar ajetullah Edvini. Ky është programi për të mbajtur pushtetin.
UNË PREFEROJ NJË DEMOKRACI TË KEQE NË VEND TË NJË DIKTATURE “TË MIRË”
Ajo që Edi Rama po i mbush mendjen njerëzve është se në këtë vend është AI dhe vetëm AI. Se po të mos jetë AI, këtu bëhet qameti. Ndërkohë, të gjithë kundërshtarët janë mut e moçal e gjallesa fantazmagorike moçali. Çfarë , pra, duhet bërë , për të shpëtuar veten dhe TË MIRËT? Duhet tharë moçali e prerë kokat gjarpërinjve, hardhucave a shushunjave, siç Hitleri “pastroi” vendin nga hebrenjtë, që i identifikonte me “të keqen”, apo siç Enveri ekzekutoi, burgosi, internoi dhe shfarosi “klasën tjetër”, ku nuk kurseu as Ballukët e asaj kohe. Kështu erdhi e u shtrëngua e keqja. Vetvetiu. Kështu na ka ardhur edhe ky mortje. Do na hiqte Saliun si fillim, por pastaj na hoqi gjithë opozitën , duke e kthyer në fasadë. Sulmoi e asgjësoi median e lirë. Ja, siç sot quan “moçal” kundërshtarët i quajti “kazan” dhe ca i bleu , ca i pushtoi , ca i shkatërroi..
Çdo diktaturë në histori ka ardhur në emër të së mirës. Enveri na premtoi të hanim me lugë floriri derisa të mbërrinim në komunizëm. Edi Rama – si Enveri – na tregon përralla se ne jemi më mirë se Perëndimi dhe se, në vend të komunizmit do të na çojë në Evropë. Vëllezër! Ende ka kohë!! Kujtohuni se çdo diktarurë kulmon me gjak e me dhunë dhe përfundon po ashtu. Unë e di si shkojnë “diktaturat e mira”. E di edhe një pjesë nga ju. Ndaj në çdo kohë preferon një demokraci të keqe në vend të një diktature “të mirë”. Demokracia e keqe i ka gjithë mundësitë të përmirësohet. Diktatura ka vetë vuajtje dhe gjak
OPOZITA
Personalisht nuk kam ndryshuar asnjë fije nga pikëpamjet dhe qëndrimi im rreth çështjes së tranzicionit. Por “shahu” politik na ka sjellë sot në këtë pozicion: Edi Rama nuk është “e keqja më e madhe” e ne na duhet të zgjedhim “të keqen më të vogël”. Rama është thjesht: E KEQJA! Është shkaku dhe autori i shpopullimit të vendit, i rrënimit të ekonomisë së tregut, falimentimit të vendit, shkatërrimit të familjes dhe strukturës sociale të vendit, asgjësimit të demokracisë dhe instalimit të diktaturës, korrupsionit të ngritur në sistem dhe krimit të organizuar të integruar në aktivitetet dhe institucionet e këtij shteti. Çdo orë që ky kancer qëndron në kokë të Shqipërisë, përshejtoj vdekjen jo vetëm të vendit, por të kombit!
Pra , kur ariu të ka mësyrë shtëpinë , të rrezikon laçkë e plaçkë por mbi të gjitha jetët e fëmijëve e atë tënden, nuk besoj se po pyet fort se kush po vjen me të ndihmu: i bardhë a i zi, i mirë a i keq.
Këto ditë u mblodhën rreth Berishës 24 parti. Njeriu i “timonit vetëm” lëshoi Colin me llastiqe me “debatikasit” e tjerë të hedhin trakte për “plakun Jeniksheri”, për Kristaqin që ka larë “fëmrat me uiski”, për “çamët” që kanë pranuar të jenë bashkë me “grekët”. Domethënë, këta që zbrazën vendin, që thyen rekordet botërore të vjedhjeve me inceneratorët që s’ ekzistojnë, qesëndisin “bashibuzukët e moçalit”! Këta! Që e kanë shitur bythën më lirë se brekët që veshin dhe Shqipërinë më lirë se bythën…
Nëse xhaxha Edi, i plakur e i këputur në bythë kur ecën, paska energji, fuqi, por mbi të gjitha sy e faqe të spërkasë me fëlliqësitë e gojës së tij, viktimat e tij, gjykoj se jemi shumë mbrapa ne, që duam ta çojmë aty ku e meriton.
Si fillim, çdo person që beson në liri, duhet të shprehet kundër monstrës që ka shkatërruar vendin dhe urren vendasit. Së dyti, secili prej nesh ka detyrën të motivojë kë të mundë për të dalë në votime. Nuk ka mandat të katërt për antishqiptarët!