Skandali me Korporatën e Investimeve/ Berisha: Pronat shqiptare i marrin Edi Rama dhe Olsi

Skandali me Korporatën e Investimeve/ Berisha: Pronat shqiptare i marrin Edi Rama dhe Olsi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar në një konferencë për shtyp atë që e cilëson si grabitjen më të madhe të pronave publike në historinë e Shqipërisë. Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një plan të gjerë korrupsioni, duke përfshirë rezidencat qeveritare në Vlorë, Bibliotekën Kombëtare dhe projekte të tjera strategjike.

Sipas Berishës, këto prona po kalojnë në duart e një klani mafioz, me në krye Ramën dhe njerëzit e tij të besuar. Ai ka veçuar rolin e drejtueses së Kadastrës, Luljeta Kokona, si një instrument kyç në këtë skemë, duke e cilësuar atë si një marionetë të qeverisë. Berisha ka theksuar se qeveria po shkel çdo ligj në fuqi për të përvetësuar prona publike në mënyrë të paligjshme. Në këtë kontekst, ai ka paralajmëruar se ky proces do të çojë në një përballje të fortë politike dhe ligjore në të ardhmen.

Konkretisht, prona, godina e re e Bibliotekës Kombëtare, rikonceptim i rezidencave qeveritare në Vlorë, të dini ju betejën e Edi Ramës me kushërinjtë për rezidencat në Vlorë, ka kufi vetëm qiellin.

keni dëgjuar ju një kushëri që thotë më grabiti pronën, jo ky që e bëri prefekt, një kushëri tjetër thotë më ka marrë pronën mua.
Një kushëri e akuzon Ramën se i ka marrë pronën dhe tani del se Rama fut në hyqmin e vet personal, se kjo Kokona është thjesht një marionetë, është e njohur kjo, njeri problematik, do marrë konceptimin e rezidencave qeveritare në Vlorë.
Aty do ndërtohet kompleksi i rezidencave të mafies më të rrezikshme të Europës.
Stadiumi Dinamo, rikonceptim, shndërrohet në kulla.
Nuk kursehet as Pallati i Kongreseve, jo, jo, iku.
Urdhëroni, janë 17, për të mos vazhduar gjer në fund.
Kadastra shqiptare, ndërtimi i kompleksit guvernativ në bulevardin Zhan D’ark.
Do ndërtojmë një kompleks qeveritar tjetër, ky që është, është nga komplekset më monumentale në Europë, absolutisht ndër më të bukurit, por nuk ka se do vjedhin, do vjedhin, do vjedhin.
Ai është kompleks i njërit prej arkitektëve më të mëdhenj të kohës dhe tani duhet të ndërtojmë një tjetër për të vjedhur Edi Rama me klanin e tij.
Janë të detyruara t’i dorëzojnë Kokonës pronat, Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës, agjencia kombëtare e ujësjellës-kanalizimeve, autoriteti i aviacionit civil, kudo ku i ka vënë ky syrin pronave, janë të detyruar për t’i dorëzuar.
Janë prona të kësaj drejtoria.
Është plotësisht normale që qeveria mund t’i lëshojë, por duhet t’ua japë pronarëve. Qeveria nuk mund t’ua japë kurrë të tretëve.
Ligjet e vendit janë këto. Ky faktikisht çrrënjos me këtë vendim qeverie çdo gjë.
Pra, e tëra prona shqiptare e vlefshme, de facto shndërrohet në pronë të klanit më të rrezikshëm të Europës, klanit Rama.
Se si një agjenci e vetme, mund të bëhet edhe pronare, edhe shitëse e pronës, kjo nuk ka ekzistuar kurrë.
Ka një check and balance, ky mekanizëm shuhet.
Pronari i pronareve në Republikën e Shqipërisë ka qenë Ministria e Financave.
Pronat që i kanë pasur dikasteret e tjera, ato kanë marrë vendime për to, por gjithnjë pas miratimit nga Ministria e Financave, që ka qenë një kontroll i fortë.
Kurse tani zonja Kokona shkruan vetë, vulos vetë, vendos vetë. Tejkalon kjo gjë çdo imagjinatë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *