Ulsi Manja shkoi në qelinë e Veliajt para 8 ditësh”, Berisha: Rama i dërgoi në burg Pojën, i tha mos fol

Ulsi Manja shkoi në qelinë e Veliajt para 8 ditësh”, Berisha: Rama i dërgoi në burg Pojën, i tha mos fol

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Xhevdet Troplinin, të njohur si “Poja”, se kanë vizituar në qeli kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Berishës, Manja ka vizituar Veliajn dhe ka përcaktuar një trajtim të ndryshëm për të, duke vendosur një standard të privilegjuar në kundërshtim me ligjin.

Ai shtoi se, sipas burimeve të tij, një vizitë tjetër ka ndodhur më parë në qelinë e Erion Veliajt, ku Xhevdet Troplini ka dhënë udhëzime të qarta për heshtje.

Uluziu shkon para 8 ditësh në burg dhe i përcakton një kuadër të ndryshëm nga të burgosurit e tjerë.

Por tani unë do t’u them shqitparëve se para Uluziut në ora 11 e gjysëm apo 12 të natës, në qelinë e Erion Veliajt, ka shkuar sipas burimeve shumë të besueshme, Poja. Po, dhe Poja i ka diktuar kodin atij.

Njëlloj siç kam denoncuar takimin me të burgosur qeveritarë të tjera. Poja është Xhevdet Troplini. Pra, i çon Pojën Edi Rama. Xhevdeti i thotë 1, 2, 3 po e çele gojën më. Dhe të nesërmën falenderonte Edi Ramën. Kjo është histori mafioze.

E ftoj Uluziun të përgënjeshtrojë vizitën e tij në qelinë e Erion Veliajt. Aty janë të gjitha kamerat dhe këto janë të vërtetat për të dy këto vizita të fshehtë. Tani Ilirjanën e sëmurën, Ilirjana Olldashin, një gjykatëse që duhej të gjykonte Erion Veliajn.

Po Skapi, jo se kjo ka pasur Encrochat por i thonë se dy persona kanë thënë këto për ty, ndaj më mirë largohu nga ky proces. Dhe ajo merr një raport afatgjatë.

Kanë gjetur këtë tjetrin tani për datën 11. Do lëshojë një seri akuzash ndaj meje tani se unë e drejtoj edhe gjykatën, edhe prokurorinë. ” deklaroi Berisha.

Share it :