Papa: Rama nuk mund të blejë Shtëpinë e Bardhë, FBI ka dy dosje për te

Papa: Rama nuk mund të blejë Shtëpinë e Bardhë, FBI ka dy dosje për të,

Gazetari Robert Papa ka hedhur dritë mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet mes politikës shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se pozicioni i Sali Berishës po forcohet ndjeshëm, ndërsa Edi Rama po përballet me sfida të mëdha dhe humbje të mbështetjes. Në një intervistë në Euronews, ai ka vënë në dukje se Berisha si figurë politike ka një ndikim në Capitol Hill, ndërsa Rama ka ndjekur një strategji të dëshpëruar për të siguruar mbështetje përmes investimeve personale në rrethin e Trump.

Sipas Papës, kjo përpjekje e Ramës është e rrezikshme, pasi ai duhet të ketë kujdes nga figura të rëndësishme konservatore në SHBA, të cilat tashmë po hetojnë aktivitetet e tij. Një ndër emrat kyç që ai përmend është Kash Patel, një figurë me ndikim të madh, i cili mund të rihapë çështjen e skandaleve të lidhura me Ramën dhe ish-agjentin McGonigal. Papa thekson se ndërsa Berisha ka fituar vëmendjen dhe respektin e qarqeve konservatore amerikane, Rama po izolohet gjithnjë e më shumë.

Ai vëren se administrata e Trump ka një qasje shumë më të rreptë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, për më tepër, gazetari shpjegon se FBI tashmë ka dy dosje të hapura për Ramën, ndërsa Berisha nuk ka asnjë dosje aktive në këtë institucion. Një tjetër element kritik është se hetimet ndaj trafiqeve në Portin e Durrësit mund të tronditin më tej pozitën e kryeministrit. Papa e mbyll me një parashikim të qartë: ndërsa Berisha po rritet dhe forcon pozitat e tij, Rama po përballet me një rënie të pakthyeshme dhe me sfida të mëdha në skenën ndërkombëtare.

PAPA:

Ende është shpejt.

Berisha si frymë shkoi në Capitol Hill kur u përmend në Kongres.
Rama ka investuar fort te Kushner, por të ketë kujdes nga Dan Bongino dhe Kash Patel.

LaCivita, personi që është kryetar i fushatës së PD, ka qenë te tribuna e nderit të White House në Kongres. Kjo nuk është rastësi.
Pra, ai njeri i fortë ishte ngjitur me Kash Patel, personin që mund të hapë dosjen e McGonigal.

Rama është kryeministër, mund të vijë këtu, këtu me pak para vjen, por që të vijë në Shtëpinë e Bardhë… Nuk ka sesi, me një administratë që Trump irritohet thjesht nga termi ‘socialist’. Sepse, fundja, atë që ka bërë në Sazan edhe ata që janë te aleanca s’do ta pranojnë, nuk e kundërshton njeri. Nuk besoj se blihet Shtëpia e Bardhë me këtë.

Ai ka përfituar me Obamën dhe i futi një drogaxhi në takim, një ministër, i kapur me drogë, që u vonua për trafiqe, duke luajtur me iranianët që erdhën. Kjo administratë ka qasje ndryshe.

FBI ka ndryshuar qasje tërësisht dhe dihet që Rama ka 2 dosje në FBI: një me foton e Obamës dhe një me McGonigal. Berisha nuk ka ndonjë dosje në FBI. Ata mund të thonë që kishte në departament, por u provua fjala ime që Fico e ka bërë dosjen, u tha në Kongres.

Berisha është në ngritje, Rama është në ulje.

Dan Bongino do të merret me hetimin e trafiqeve të Portit të Durrësit, e ka thënë.

Këtu vijnë shumë dhe ikin shumë, por kur shikon sesi sillet Doni ynë me Macron, e kupton që për këto figura të vogla si Edvini nuk kanë ndonjë…

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *