Investigimi i gazetarit amerikan: Soros dhe Rama përdorën fondet e USAID për të kapur drejtësinë, pasojat janë shkatërrimtare

Investigimi i gazetarit amerikan: Soros dhe Rama përdorën fondet e USAID për të kapur drejtësinë, pasojat janë shkatërrimtare

Mediat e mëdha amerikane vazhdojnë të raportojnë për skandalin e përdorimit të fondeve të USAID nga ana e miliarderit majtist George Soros.

Këtë herë është gazetari i njohur dhe autori Matthew D. Palumbo, që thotë se Soros përdori fondet e taksapaguesve amerikanë për aktivitet shkatërrimtar

Në një shkrim në ‘The Daily Economy’, Palumbo bën një investigim të thellë të abuzimeve të Sorosit me fondet e USAID.

Mes të tjerash, ai sjell edhe rastin e Shqipërisë, duke u ndalur tek reforma në drejtësi.

Palumbo thotë se Soros dhe Rama kapën drejtësinë në vend duke përdorur fondet e USAID.

Sipas tij, pasojat ishin shkatërrimtare.

Më poshtë pjesë nga shkrimi i Palumbos për Shqipërinë:

Shqipëria është vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ në rajon, ku 57% të qytetarëve u kërkohet ryshfet herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korruptive. Në bashkëpunim me USAID-in, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur të Soros (OSF) ka kontribuar me 60 milionë dollarë në periudhën 2000-2015 në të ashtuquajturat përpjekje për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Përpjekjet për këtë reformë ndihmuan kryesisht Partinë Socialiste në qeveri që të konsolidonte pushtetin. Partia Socialiste drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i cili fotografohet çdo muaj me Alex Soros, i cili e quan “vëlla”. Një dokument strategjik i OSF-së, i hartuar në vitin 2013, viti kur Rama mori pushtetin si kryeministër, përshkruante se si duhej të ndryshohej Kushtetuta e Shqipërisë për këtë qëllim.

Reforma në Drejtësi USAID-Soros-Rama përfundoi në vitin 2016.

Një analizë e reformës në drejtësi në korrik të vitit 2021, saktësisht pesë vjet pas miratimit të saj, tregon se si ajo vështirë se e përmbushi panoramën rozë që OSF-ja dhe socialistët përdorën për ta promovuar atë. Rezultatet ishin shkatërruese:

-Përpjekjet e OSF-së dhe Partisë Socialiste për të kapur Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë e lanë publikun pa to për gati katër vjet.

-Gjykatat e Apelit dhe ato të Shkallës së Parë kanë vetëm një të katërtën e gjyqtarëve që u nevojiten, dhe Gjykata e Lartë vetëm gjysmën. Si rezultat, vlerësohet se do të duhen dy dekada për të pastruar ngarkesën e mbi 100.000 çështjeve ligjore, 36.000 prej të cilave janë në pritje të shqyrtimit nga Gjykata e Lartë.

-Këshilli i Lartë Gjyqësor ia dorëzoi administrimin e dosjeve të Gjykatës së Lartë, Institutit të Menaxhimit Lindje-Perëndim, të financuar nga Soros dhe USAID, i cili drejtohet nga ish-bashkëshortja e Ramës, e cila është gjithashtu një ish-drejtuese e OSF-së. Ky institut ka marrë mbi 270 milionë dollarë nga USAID.

-Reforma i vendosi rrjetet e OJQ-ve nën kontrollin e Partisë Socialiste.

-Korrupsioni është rritur. Kostoja e punëve publike, me paratë e buxhetit të shtetit, në Shqipëri kushton 6-8 herë më shumë se punët publike të kryera në “terrene të ngjashëm” me financimin e Bankave Europiane.

Dikush mund të mendojë se sa katastrofike ka qenë ndërhyrja e Soros në sistemin e drejtësisë të Amerikës në nivel lokal – por ajo ka qenë edhe më e keqe jashtë vendit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *