Arsimi Madhështor”/ Berisha: Pagat e mësuesve do të jenë mbi 1200 euro
Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar se ‘Shqipëria Madhështore’ ka një kusht që është ‘Arsimi Madhështor’.
Berisha tha se, “Shqipëria Madhështore” ka një kusht, “Arsimin Madhështor”. Ai tha se, pagat e mësuesve do të jenë mbi 1200 euro.
“Ju jeni dëshmitar që ne kemi shpallur moton tonë ‘Shqipëria Madhështore’ dhe unë garantoj secilin prej jush se kjo moto, sado që mund të tingëllojë si e largët, mund të tingëllojë si jo realiste, por unë ju jap fjalën dhe ju garantoj se ‘Shqipëria Madhështore’ do yë jetë një realitet shumë më i afërtë nga ai që mendoni ju.
‘Shqipëria Madhështore’ është dhe do të jetë para së gjithash, projekti i burrave dhe grave që e duan Shqipërinë, që e saksifikojnë për Shqipërinë, që i besojnë Shqipërisë.
‘Shqipëria Madhështore’ është vendi të cilit natyra dhe Zoti i kanë dhënë pasuritë më përrallore për tu ngritur në zenitin e madhështishë, në zhvillimin e saj.
‘Shqipëria Madhështore’ është vend në të cilin mund të prodhohet kudo dhe çdo gjë.
Është vendi në të cilin rezervat natyrore të gjithanshme janë botërore, rezervat energjetike janë të jashtëzakonshme.
‘Shqipëria Madhështore’ është vendi në të cilin kurrë nuk mund të ishin këto rroga e pensione.
Por ‘Shqipëria Madhështore’ ka një kusht të të gjitha kushteve ‘Arsimin Madhështor’.
Ëndërra e madhe e shqiptarëve për një ‘Shqipëria Madhështore’, nuk mund të realizohet pa një arsim madhështor. Pa transformimin e thellë të arsimit.
‘Shqipëria Madhështore’ nuk mund të jetë Shqipëria e njerëzve që numërojnë kafshatën.
Nuk mund të jetë Shqipëria e të sëmurëve që nuk blejnë dot ilaçet.
Nuk mund të jetë Shqipëria e prindërve që nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre.
Jo. Të gjitha këto marrin fund në tre muajt e parë të qeverisjes.
Shqiptarë, 3 muajt të parë të qeverisjes që prodhon varfëri ekstreme nuk ka dhe nuk do të ketë. Paketa jonë është paketë asgjësuese për varfërinë ekstreme.
‘Shqipëria Madhështore’ është Shqipëria e arsimit madhështor, në të cilin mësuesi e mësuesja, do të jenë në piedestalin e nderit që u takon atyre për misionin e madh që kanë.
Nuk ka mision më të madh, nuk ka mision më të rëndësishëm, më serioz se misioni i mësuesit.
Ndaj dhe ne i rikthehemi përsëri besimit tonë tek arsimit.
Ne i rikthehemi përsëri trajtimit dinjitoz të mësuesit dhe mësueses në Shqipëri.
Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri.
Nëqoftëse rroga mesatare në Shqipëri do të jetë 1200 euro, e mësuesit do të jetë mbi mesataren. Për këtë ju garantoj unë miq.
E pedagogut do të jetë qartësisht mbi mesataren.
Pra do i rikthehemi me forcën më të madhe, trajtimit të merituar të mësuesit e mësueses”, u shpreh Berisha.