Kryemadhi: Vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën
Monika Kryemadhi, deputete e PL, ka deklaruar se do të mbështesë Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht faktit që janë në proces divorci.
Ajo u shpreh se Meta është një nga figurat kryesore të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri, ndërsa u bëri thirrje miqve të saj ta mbështesin këtë aleancë dhe të votojnë për të ardhmen e vendit
Jam këtu si deputete si një nga themelueset e LSI, gjithmonë kam marrë mandate në zonat më të vështira, patjetër vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën, si kreu i PL dhe si një nga njerëzit kryesor të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri. I bëj thirrje miqve të mi ta mbështesin”, tha ajo.
Kryemadhi ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet personale me Metën, duke u shprehur se ajo nuk “merr hak” në politikë
Për Metën nuk është dashuri shpirtërore apo emocionale, është respekt politik. Pavarësisht marrëdhënies time me Ilir Metën që ka mbaruar. Kur të dalë mund të pi kafe me Metën, por marrëdhëniet personale me të janë të përfunduara.
Në aspektin politik, Monika Kryemadhi nuk është si të tjerat, inatin e nxjerr në mënyrat e tjera, jo në politikë. Politika është vlerë, princip, parim.
Monika Kryemadhi ka respekt politik për Ilir Metën, dhe veprimi i tij për të kandidur në listë të hapur, tregoi se është burrë shteti dhe nuk është frikacak të fshihet pas listave të mbyllura. Është një njeri që merr përsipër, që nëse nuk më votojnë, nuk kam pse të jem në parlament. Një nga arsyet pse ka vendosur emrin në listë, është se e dinte që vota e PL nuk do të shkonte te opozita me dy kandidatura në listë dhe për ti dhënë maksimumin e votave, e vuri në listë”, tha ajo.
Deputetja e PL ka zbuluar edhe planet për të ardhmen pasi nuk do të jetë pjesë e Kuvendit në sesionin e ardhshëm.
Jam në një projekt shumë të ri, shumë të bukur. Do ju njoh shumë shpejt, ka të bëjë me një sjellje dhe risi tjetër të Kryemadhit, e cila do të jetë shumë interesante. do të jeni të ftuar të gjithë në aktivitetin e hapjes, do të bëhet 2-3 muaj pas zgjedhjeve. Është aktivitet me të rinj”, tha Kryemadhi.