Alarm ushqimor! Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Alarm ushqimor! Në Shqipëri është futur peshk me parazit dhe mish me salmonelë

Në vendin tonë është futur 985 kg acuge e kriposur me prezence të parazitit L3 Anisakis me risk serioz për shëndetin e njeriut.

Ky parazit mund të infektojë fëmijë e të rritur nëse konsumojnë peshkun krudo.

Përveç inflamacionit të traktit gastrointestinal në disa raste, larvat mund të depërtojnë në mukozën e stomakut ose zorrëve, duke shkaktuar komplikime.

Njëkohësisht është importuar edhe 4516.75 kg fileto derri me prani te bakterit të Salmonella spp.

Prezenca e këtij bakteri në organizëm shkakton diarre, ethe, dhimbje stomaku, etj.

Kanë qenë kontrollet e AKU në terren që kanë zbuluar këto 2 produkte me rrezik të lartë në shëndetin e konsumatorëve.

Televizioni Ora News iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion, ku na u bë me dije se acugia e kriposur në sasinë 985 kg është importuar nga Kroacia dhe Italia ndërsa fileto e derrit me salmonele është importuar nga Brazili.

Sipas Aku acuge e kriposur nuk është futur në prodhim, por është bllokuar dhe do të asgjësohet në Shqipëri.

Ndërsa në lidhje me 4516.75 kg fileto derri njoftohet se qëndrojnë te hapura 2 mundësi.

E para kjo sasi mishi mund të asgjësohet ose, do t’i jepet subjekteve të tjera të cilat plotësojne kriteret për trajtimin e produktit dhe rihedhjes se tij në treg.

Tv Ora News iu drejtua me nje kërkese të dytë AKU ku i kërkoi të na sqaronte se çfarë përfshinte përpunimi i mëtejshëm i mishit me salmonelë?

Institucioni qe drejtohet nga Olsi Komici ka vendosur të kyç gojën e të mos japë asnjë informacion se në cilat kushte mishi me salmonelë do i ofrohet përseri konsumatorëve.

Burime bëjnë me dije së mishi me salmonelë mund të shitet nën kosto te fabrikat e sallamit, dhe nje tjetër mundësi ështe që të dergohet në spitale./ OraNews

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *