Komentuesi e pyet për çmimin e palltos, Rama i shmanget: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës…
Edi Rama teksa po i përgjigjej pyetjeve të komentuesve në rrjetet sociale mbi hapjen e tunelit të Murrizit është pyetur për çmimin e palltos që mbante veshur gjatë inagurimit të tunelit.
Komentuesi e ka pyetur Ramën se sa lekë e ka blerë pallton, pasi sipas tij, e ka kërkuar në rrjet dhe nuk rezultonte fare të ishte në gjendje.
Ndërkohë, Rama pa i kthyer përgjigje ende për çmimin e ka quajtur një mbështetës të opozitës. Kryeministri ka vijuar më tej duke thënë se pallton e ka blerë sipas tij para 20 vitesh në Gjermani dhe prandaj palltoja nuk rezulton si produkt aktualisht në asnjë faqe.
Komentuesi: Pash Zotin sa për kureshtje sa bën ajo palltoja zoti Rama se unë po e kërkoja e nuk po e gjeja!?
Rama: Nuk të vë faj, s’ke ça bën. S’ka ça bën njeriu kur i ha rrenat si manaferra ngaqë i shijojnë prej qejfit. Ty të kanë gjetur të uritur për rrenën e radhës bretkosat e kënetës dhe të kanë dhënë një manaferrë që unë e pij verën 30 e ca mijë euro shishja. Kështu që ti tani thua që spo e gjen dot pallton si e imja se do të thuash me demek është jashtë serie, jo mor vlla jo nuk e mbaj mend në fakt sa bënte se e kam blerë në Gjermani, para 20 e ca vitesh prandaj mos e kërko kot se i ka kaluar edhe afati i amortizimit. Mbahu pak më mirë nga goja mor burrë se nuk i shkon burrit të merret me rrobat e burrit.