Cmenduria/ Pjerin Ndreu u shpall “luftë” banorëve, u prish shtëpitë për të ndërtuar qendër të moshuarish
Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre. Kjo, për shkak se Bashkia ka vendosur të prishë godinat ku ata banojnë për të ndërtuar një qendër për të moshuarit,
“Jemi 15 familjarë këtu, jemi që nga viti 91’. Kur kemi ardhur në fillim, ky objekt ka qenë i ndërtuar vetëm si strukturë. Kur jemi futur në të, rregullimet, gjitha i kemi bërë ne. Ne erdhëm si të gjithë të tjerët, u mbyllën punët, u mbyllën minierat, edhe erdhëm u futëm këtu. Gjithë ishim çifte të reja. Kjo ndërtesë është ndërtuar nga murgeshat në vitin 90’, që hyri demokracia, filloi feja, edhe ato filluan e ndërtuan në këtë kohë për t’i bërë kopshte, por më pas i lanë dhe ne u futëm me miratimin e tyre”– sqarojnë banorët.
Duhet theksuar, së ndër vite asnjë kryetar bashkie nuk është munduar ta largojë nga aty këtë kategori vulnerabël.
“Unë jam vetë i gjashti pa punë. Jam me një fëmijë dy javësh. Më thotë ai ik, gjej shpinë me qira, prej një viti ta paguaj qiranë, paguan bashkia. Pas një viti pastaj, do dalim në rrugë, se ne s’kemi mundësi të paguajmë nga xhepi jonë. Ne merremi me kanaçe, ku t’i gjejmë lekët?”
Në shkresën që kjo bashki u ka dorëzuar banorëve më datë 20 janar, thuhet se këto ambjente do të shërbejne për ndërtimin e qendrës ditore për moshën e tretë dhe duke qenë se përdoren në mënyre të paligjshme nga këta banorë u njoftuan se ishin të detyruar t’i lironin deri më datë 5 shkurt, ose ndryshe do të përdornin forcën. Shkurti kaloi dhe banorët nuk u lëvizën për fat të mirë, por nëse mendoni se Bashkia Lezhë harroi të ndërmerrte aksionin e saj, gaboheni, thjesht u nevojitet e pak kohë…deri më 11 maj të paktën.
Ne jemi për zhvillimin e qytetit, por nuk jemi për të na hedhur në rrugë. Ne jemi shumë dakord, të na ndihmojnë, të na strehojnë, e ne po i lëmë ta zhvillojnë si të duan. Janë afganët e tjerë që kanë ardhur. Jemi shumë të lumtur kur i strehojnë ata, u jepin të hanë atyre, se janë njerëz, se ia dimë hallin, por jemi edhe ne shtetas të venit, duhet të na strehojnë edhe ne. Po pati mundësi, ka edhe pallatet ku janë ndërtuar pallatet e tërmeteve. Ne s’po ia kërkojmë me na i fal. Të na futin te pallatet e tërmeteve, po i paguajmë me kredi të butë. Këtu janë 5 dynym e 500 metra tokë. Pesë pallate i bëjnë këtu. Me na strehu këtu.”
Por përtej lutjeve të këtyre banorëve, kryetari Pjerin Ndreu është i vendosur që t’i largojë nga aty, ku ata kanë investuar gjithë jetën e tyre. Në përballjen që ai pati me Piranjat, u shpreh se e vetmja ndihmë që do t’i ofronte ishte bonusi i qirasë për një kohë të caktuar, që për këta banorë nuk ka asnjë vlerë.
/Emisioni “Piranjat”